Debati/ Ruçi paralajmëron me përjashtim nga seanca Albana Vokshin 

DITA Online

 

Seanca parlamentare është ndërprerë për 5 minuta.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu seancën pas tërheqjes së vëmendjes së deputetes demokrate Albana Vokshi për bllokim të foltores.

Albana Vokshi, ka kërkuar fjalën për procedurë dhe ka dalë në foltoren e Kuvendit, por i është ndërprerë fjala menjëherë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ky i fundit urdhëroi të bllokohet fonia, duke i thënë Vokshit të ulet në vend. Kjo e fundit ka bërë rezistencë dhe nuk ka pranuar të lëshojë foltoren.

Për këtë arsye, Ruçi i ka tërhequr vërejtje deputetes dhe ka ndërprerë seancën për 5 minuta.

Debati:

Albana Vokshi: E keni bërë zakon ti nisni seancat me interpelanca të sajuara, me skenarë për të hequr vëmendjen nga ajo çka ndodh në situatën politike aktualë.

Gramoz Ruçi: Çfarë keni për procedurë, kjo nuk diskutohet, ndërpritet fonia.

Spaho: Veprimi juaj nuk është në përputhje me rregulloren qenë fjalët e saj të para të përcaktoni nëse ajo po diskuton apo jo. Veprimi juaj për të ndërprerë fjalën direkt nuk është në bazë të rregullores. I jepni fjalën Vokshit për Procedurë.

Ruçi: Vokshi nuk plotëson asnjë nga kriteret e përmendura në rregullore për të folur për procedurë. Uluni keni dy minuat që keni zënë foltoren, mos më detyroni të marr masë.

Ruçi: Ju tërheq vëmendjen sipas rregullores, 5 minuta pushim

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Keshtu do te ndodhe gjithmone nese do te vazhdoje praktika e zgjedhejs se deputeteve me lista komuniste nga kryetaret e partive.

  • Po kjo Vokshi cfare ka te vecante ,qe i ben per vete Saliun,Lulin,Paloken, Noken etj?Nga mendja tyryfyle,nga pamja te kapesh vrapin,atehere… tamam burre i neveritshem!Krahasoje tani kete shpretke lope me Majlinda Bregun!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *