“Kemi rimëkëmbur ekonominë, krahasuar me vjeshtën e vitit 2013. Pra sot ekonomia rritet 4 herë më shumë, duke bërë një krahasim me vitet e mëparshme.”
Kështu është shprehur në konferencën e BSH, ministri i Financave Arben Ahmetaj, ku ndër të tjera u shpreh se projeksionet për rritjen ekonomike sipas qeverisë janë që gjatë mandatit të dytë ajo të arrijë në 4.5 për qind, ndërkohë që deri në fund të mandatit, rritja ekonomike të shkojë në 5.5 për qind.
Në lidhje me projeksionet e rritjes ekonomike, Ahmetaj u shpreh se nuk është optimist vetëm qeveria, por edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
“Sot ekonomia rritet rreth 4 here më shumë në krahasim me vite më pare. Projeksionet për rritjen ekonomike, në mandatin e dytë ne parashikojmë të shkojmë në 4.5 për qind, për të arritur në fund të mandatit me 5.5%. Kjo nuk do jetë vetëm një rritje sasiore, por bëhet e prekshme për të gjithë qytetarët ndaj ne jemi optimistë. Nuk jam vetëm unë optimist, por edhe FMN . Ne jemi optimistë jo vetëm për shkak të projeksioneve tona, por jemi optimistë pasi reformat kane provuar se kanë funksionuar. Një sërë projektesh do te kenë impakt ne ekonomi.”
Ministri gjithashtu u ndal edhe te kreditë me problem, ku theksoi se në vitin 2013 kreditë me probleme përbënin “një mal” të lartë.
“Kemi pasur një mal të lartë të kredive me probleme në vitin 2013, përbënin 25 për qind të totalit të kredive. Jemi të vendosur të ulim kreditë me probleme, kemi një grup të përbashkët pune midis Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare, pasi jemi të ndërgjegjshëm se fenomeni kërkon trajtim të thellë për të drejtuar këtë problematikë sistemike.”
Ahmetaj tha gjithashtu se politika incentivuese do të ndikojnë në rritjen ekonomike.
Ministri i Financave foli edhe për borxhin publik ky tha se borxhi publik vijon trajektoren rënëse.
“Borxhi publik vijon trajektoren rënëse, e cila po konsolidohet vit pas vitit. Falë një ndërhyrje që bëmë në ligjin organik të buxhetit të vitit 2016, duke detyruar vetveten por edhe të tjerët të jenë të përgjegjshëm me borxhin publik. Vendosëm rregullën e artë asnjë qeveri nuk mund ta ngrejë borxhin publik. Qeveria e detyruar ta ulë borxhin publik, sot borxhi është 71.7% në 2018 do të ulet me 2.5% për të shkuar në 68.6 për qind në 2018”, u shpreh Ahmetaj.

puna shume emire e qeverise ne keto vita ne sektorin e ekonomise sjell si rrjedhoje edhe fjalet shume te mira apo optimizim nga ana e nje institucioni kaq te rendesishem financair, kjo tregon edhe zhvillimin e mbare te ekonomise ne muajt ne vazhdim, suksese
patjeter edhe merite e angazhimit tuaj serioz, suksese
mirenjoheje per ju z.ahmetaj, pasi deri tani po beni me te miren sa i takon kthimit ne rruge te mbare te ekonomise sigurisht qe problematikat te mbartura nder vite nuk mund te eleminohen brenda nje, apo dy mandatesh ama eshte evidente qe po behen perpjekje maksimale, duke zbatuar instrumentat me te mira per te kapercyer kete gangrene te mbartur nder vite.