Thaçi nderon Kukësin me “Urdhri i Lirisë”: Kosova nuk i harron kuksianët

DITA Online

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi qytetin e Kukësit për të ndarë me banorët e këtij qyteti medaljen “Urdhri i Lirisë”.

Medalja u dorëzua nga Thaçi me motivacionin për kontributin dhe mikpritjen kuksiane gjatë eksodit në vitet e luftës.

“Falë solidaritetit dhe ndjenjës së pastër atdhetare, në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare. Banorët e Kukësit, Hasit, Tropojës janë heronjtë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, deklaroi në fjalën e rastit Presidenti Thaçi.

Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu e cilësoi një ditë të shënuar.

“Kosova nuk harron Kukësin dhe kuksianët”, tha Shehu

Share This Article
1 Comment
  • O hashim, ok kosovaret gjeten ngohtesine ne kukes ,po kukesianet po kane pak veshtiresi me gjet kete ngrohtesi ne kosove: hapeni ma ato kufi edhe lini njerezet me levize tek farefisi lirisht,lini me ardhur ne shkollat e kosoves sikur ne shqiperi se ma afer e kemi prizrenin se tiranen. Beni ju politikanet ate qe populli e beri..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *