Në Konferencën e Komisionit Evropian mbi Ditët e Medias, BE–Ballkani Perëndimor, plot 250 gazetarë të rajonit ndodheshin sot në Tiranë, si asnjëherë më parë.
Rëndësia që i ka kushtuar Bashkimi Evropian këtij aktiviteti, përkon me një moment delikat, pas përplasjes frontale që kryeministri Edi Rama pati me mjaft gazetarë shqiptarë, duke i akuzuar me terma jo fort etikë, sikurse ka bërë së fundmi në disa raste. Rama i akuzoi disa javë më parë gazetarët se funksionojnë si “një tel bakri” për të përcjellë shpifje dhe të pavërteta.
Kryeministri edhe gjatë fjalimit të mbajtur sot, edhe pse me tone disi më të moderuara, ripërsëriti atë që në vija të përgjithshme ka qenë qëndrimi i tij për një kohe të gjatë ndaj mediave. Ai tha se në Shqipëri shpeshherë mediat shkelin të drejtat e njeriut.
Por gazetari malazez Zeljko Ivanoviç i të përditshmes ‘Vijesti’, i cili ishte i ftuar në panel, ka reaguar me indinjatë ndaj qëndrimit të kryeministrit shqiptar, siç mund të ketë bërë rrallëherë ndonjë gazetar shqiptar ndaj kryeministrit.
Ivanoviç përmendi rastin e Maltës, kur tha se, edhe në këtë vend kryeministri i thoshte gazetares se nuk ishte e besueshme, deri sa ajo u vra nga mafia.
“Fillimisht dua te flas për fjalimin që bëri zoti Rama në panelin e parë. Unë mendoj se ishte vërtete një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve. Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rëndësinë e lirisë së shtypit.
E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump. U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar. Për 13 vite me radhë, tre herë në ditë redaktori bërtet: ‘Mbledhje!!!’ ku flasim dhe diskutojmë për besueshmërinë e burimeve, për historitë që do mbulojmë të nesërmen. Tre herë në ditë kjo për kaq shumë vite, e pas kësaj një Kryeministër del këtu siç doli zoti Rama për 25 minuta e na thotë sesi media duhet të jetë e besueshme. Sigurisht që duhet të jetë e tillë. Ne jemi të besueshëm. Por problemi ka të bëjë me politikanët. Psh; në Malte ndodhi një vrasje, dhe këto lloj fjalimesh prodhojnë këto vrasje. Kryeministri atje për vite i thoshte gazetares që nuk kishte besueshmëri. Dhe më në fund ajo u ekzekutua nga mafia”, tha gazetari.

Nuk sherben per analogji vrasja e nje gazetareje profesioniste investigative ne Malte me realitetin e gazetarise ne Shqiperi. Ketu gazetaret investigative dhe profesioniste nuk i kalojne gishtat e njeres dore. Ketu gazetaret jane percjelles thashethemesh lokalesh ne rastin me te mire dhe “plumba” te pronareve te medjave ne rastin me te keq per te shenjestruar “tabelat” te cilat nuk u japin koncesione financiare ketyre pronareve.
Gazetari i huaj ngateron realitetet. Por pa dyshim dhe media ne Shqipari ka individe gazetare te cilet ne te vertete jane kurajoze dhe profesioniste por per fat te keq jane shume pak.
Unë kam shumë vrejtje për Ramën , por , për gazetarët , jam 1000% më të .
Njerëzit më të fëlliqur tek ne merren ose me politikë , ose me gazetari . Në këto dy fusha me imunitet , kanë gjetur strehë dallkaukët dhe demagogët , armiq të Shqipërisë !
Rama ka shprehur atë që mendon populli . Një sondazh do t’u mbyllte gojën llapaqenëve .
Për këtë trimin malazes ( ? ) nuk kam koment . Leksionet për demokracinë le ti bëjë në kasollen e tij !
Gazetat ne SHqiperi jane blere ;;;. ME GJTHE HAJDUTET NE SHQIPERI KA PER CDO DITE TE MBUSHES GAZETEN …. POR REDAKTORET JANE TE BLERE ..RAMA BERISHA BASHA I KANE BLERE …KUR SHIKON MZIUN QE VJEDH PA E CARE KOKEN K.UR SHIKONN GJIKEN QE PINE KAFE ME RAMEN DHE KA VITE QE VJEDH …KU JANE GAZETARET SKANE NJERI TI INFORMOI …PO GJUKATESIT QE JANE BERE MILIONERE DHE ASNJE GAZETE SI KITIKON STHOTE REALITETIN ….NE FRANCE SARKOZIN E PERGJUAN DHE GAZETARET …SHKRUANIN PA FRIKE … GJITHASHTU ME FRANCOIS HOLLANDE KUR FOLI ….GJERA BOSHE GAZETARET JA TREGUAN POPULLIT … FRANCOIS FILLON E HUMBI VENDIN E PRESIDENTIT SEPSE GAZETARET JA QITEN … PISELLIQET … QE BERI …. GRUAN E VET E PAGUANTE SI SEKRETARE DHE QE RRINTE NE SHTEPI … FEMIJET I FUTI NE PUNE DHE I PAGUANTE ME SHUME SE SA DUHEJ RAMA E BERI VLLAUN DIREKTOR …E BERI VILEN NE DAJT ME MILIONA DHE ASNJE SI SHEH … BERISHA BASHA BENE KERDINE DHE GAZETARET AS QE SHKRUAJNE FARE ..POR AKOMA I BEJNE LAVDERIME …… JA RELITETI …..AMERIKAN … DHE GAZETARI I HUAJ KA TE DREJTE …RAMA MOS TI BEJE PRESION…POR TI LEJE TE BEJNE PUNE E VET …TI TREGOJNE POPULLIT SI E KANE BER VENDIN KORRUPSION ..
nuk e di pse mbiemri
ivanovic
me kujton ministrin serb (jugo)
qe mori pjese ne festimet e 22 marsit 1992
.bashke me biberoviqet dhe rajesovoqit.
nuk e di pse Mali i ZI ka qene gjithemone thike pas shpine e nga serbia.
i kujtoj nje nga krimet me te spikatura te serberishes:
====
Në vitin 1997 Zamir Dule, punonte gazetar në gazetën “Koha Jonë”, ku mbulonte kronikën e zezë. Më 3 mars 1997, natën kur gazeta “Koha Jonë” digjet, Zamiri ndodhej në gazetë, ai po flinte aty dhe ishte dëshmitari i asaj çfarë ndodhi.
Atë e rrahën barbarisht atë natë. Askush askurrë nuk mori përgjegjësi për ngjarjen. Pas kësaj, nuk rikthehet në gazetë, por në vendlindje, në fshatin Miras të Korçës.
Qeveria Nano, i akordoi një pension të veçantë. Shumë gazetarë shkruan opinione për Zamir Dulen, por askush nuk realizoi intervistë me të, pasi ai kurrë nuk pranoi te flasë.
Rudina Xhunga, më 26 qershor 2003, realizoi një intervistë me nënën e Zamirit, Qerime Dulen.
Dritare.net ka shkëputur një moment nga kjo intervistë, ndërsa është rikthyer në vëmendje ’97.
Çfarë bën Zamiri kur shikon televizor, çfarë thotë?
Llafos, po ku e di unë çfarë llafos, kush ia vë veshin. Mua më vjen keq dhe iki, ngaqë nuk e duroj dot, them të arrijë djali deri këtu.
Ti e di sa gazetar i mirë ka qenë Zamiri?
Po ku e di unë?! Ka disa që thonë se shkruante keq, prandaj edhe e rrahën dhe e torturuan. Kur e sheh Berishën në televizion thotë, “hë, Berisha, e lavdërojnë Berishën, sikur nuk e dimë sesi ka qenë, prej Berishës i patëm këto kusure”.
Po kur sheh Nanon çfarë thotë?
Kur pa në televizion që e shoqja e Nanos kishte shkuar tek jetimët, tha, “ja shiko, për mua nuk pyet njeri, mama, ja e shoqja Nanos ka vajtur atje te jetimët. Për ne nuk do t’ia dijë njeri se çfarë hamë e çfarë pimë.” Me 20 mijë të babait, jetojmë”.
90 % jane gazetare qe diplomen e kane marre ne kafe dhe lajmet e analizat i bejne me informacion kafe.Per artikujt e seksit jane te mahnitshem