VIDEO/ Sherr në Vlorë, dëshmitari: Për pak i hapi kokën me levë

Dita

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Kalimtarët e rastit kanë parë më tmerr e habi një sherr në mes të rrugës, pranë zonës së njohur si “Albano dhe Romina”. Dy meshkuj po ziheshin keq me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre kishte një hekur të madh në dorë duke u përpjekur “t’i hapte kokën” kundërshtarit.

Video në vijim është disi e shkurtër por dallohet mjaft qartë agresioni dhe tërbimi i personave të përfshirë. Gjithashtu në video dallohet edhe një person i cili përpiqet t’i ndajë.

Qytetarët që filmuan skenën shprehen se u larguan të tmerruar nga ajo që panë dhe nuk e kanë idenë se çfarë ndodhi më tej dhe se si u mbyll sherri./joq/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *