Njerëzit inteligjentë? Flenë pak, shkaktojnë rrëmujë

Dita

Nuk do mend që, njerëzit me inteligjencë më të lartë se sa mesatarja kanë aftësi vepruese dhe zgjidhëse të problemeve, shumë më të mprehta se ata që kanë inteligjencë mesatare.
Megjithatë, vendimet e tyre duket se kryesisht i fillojnë duke i injoruar problemet e shumta ditore të cilat i rëndojnë shumë njerëz, siç është organizimi i gjërave, përpjekja për t’u sjellë mirë gjatë tërë kohës, etj.
Studimet tregojnë se inteligjentët nuk janë aspak të organizuar.
Sipas shkencëtarëve, një ambient lëmsh u shërben më mirë për rritje të kreativitetit inteligjentëve sesa një tavolinë e organizuar mirë.
Veç kësaj, studimet tregojnë se inteligjentët shajnë gjatë tërë kohës. Sipas tyre, sharja dhe ofendimet janë të varura nga një fjalor i zgjeruar dhe rrjedhshmëri e madhe – diçka të cilën inteligjentët e posedojnë pa dyshim.
Sa i përket gjumit, inteligjentët nuk mund të flenë herët – duket se ashtu janë të dizajnuar. Studimet tregojnë se inteligjentët rriten asisoj që parapëlqejnë të flenë më pak, ku ata me inteligjencë nën 75 shkojnë në shtrat rreth orës 23:41, ndërsa fëmijët me inteligjencë më të lartë se 125 flejnë pas orës 00:00.

Share This Article
2 Comments
  • “ku ata me inteligjencë nën 75 shkojnë në shtrat rreth orës 23:41, ndërsa fëmijët me inteligjencë më të lartë se 125 flejnë pas orës 00:00.”
    pra diference është vetëm 19 minuta ndërmjet një të prapambeturi mendor dhe një mbinormali??
    o thaaaaaaaamooooooo,lodhesh shumë për ti gjetur këta idiotëëëëë??
    apo ti sjell lumi deri tek dera!!
    ps:o qënje superiore këtu ta kam fut!!
    shaj më shumë se ty dhe flë pas teje,pas orës 23:41!!
    😛

  • Nese nuk dini te dalloni diferencat krahasuese ndermjet nji te larte dhe nji mesatareje.Keni shembullin e rreshtat e para te artikullit qe ban fjale pikrisht per kete nivel krahasues.Ja cfare na meson artikulli qe ne kurr nuk do te dinim ta dallonim:

    njerëzit me inteligjencë më të lartë se sa mesatarja kanë aftësi vepruese dhe zgjidhëse të problemeve, shumë më të mprehta se ata që kanë inteligjencë mesatare.

    E kuptoni qe inteligjenca ma e larte qenka shume ma e prefte se ajo mesatarja.
    Nuk e dinja!!!!!!!
    Shyqyr qe e mesova kete diference.Besoj qe me kete mesim duhet te kaloj ne intilegjencen afer mesatares.
    Ju faleminderit per shume mesime te vlefeshme si kjo dhe shume te tjera si kjo qe na e rrisin klasifikimin e inteligjences.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *