FOTOT / Sfilata e Gridës në Kuvend

Dita
Grida Duma, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nGrida Duma, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Seanca plenare e së enjtes mund të konsiderohet edhe një sfilatë mode, veçanërisht për deputetet të cilat paraqiten më të kuruara. Por një prej atyre të cilat nuk mund t’i shpëtojnë objektivit të paparacit, është Grida Duma.

Veshjet e saj, që mund të konsiderohen të shtrenjta për shumë familje në Shqipëri, janë ato që bien në sy menjëherë.

Pak kohë më parë, deputetja e PD-së, Grida Duma ka sqaruar edhe vëmendjen që i  kushton veshjes së saj në daljet publike dhe në takimet me njerëzit dhe elektoratin, raporton DITA.

Duma tha se nuk e ka tepruar asnjëherë, ndërsa e cilësoi kurim dhe dhënien e peshës së duhur, figurës që ajo përfaqëson. “Në më të shumtën e rasteve unë kurohem, e kam pjesë të kulturës sime. Stili im është përgjithësisht konservatore, madje edhe në verë po të më shohësh, vishem me mëngë të gjata. Të njëjtin kujdes për veshjen tregojnë edhe figura të rëndësishme të politikës. Kam parë edhe politikanë në botë, si Hilary Clinton apo Margaret Thatcher, ato kanë elementët në veshje, nëpërmjet të cilave ato personifikohen”, është shprehur Duka gjatë një interviste në Vizion Plus.

Share This Article
1 Comment
  • Shume, shume keq ti Grida. ti duhet te shkosh me fustan te grisur ne Kuvend. Vetem Edvini ka te drejte te lidhi kravata firmato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *