Çdo këngë që nxjerr Elvana Gjata e ka suksesin brenda. I tillë është edhe hiti i saj i momentit që mban titullin “1990”. Ne kemi folur me Elvanën, për këtë këngë dhe për rikthimin pas në kohë. Ajo jep për ne këtë mendim:
“Ishin vitet ‘90 vitet thelbësore dhe kulmore për muzikën hip hop. Duke ndikuar jo vetëm në ndryshimin e stilit të muzikës, por dhe në stilin e të veshurit, në stilin e jetesës. Ishin vitet e një revolucioni të madh muzikor. Duke inspiruar shumë artiste në gjithë botën madje edhe në ditën e sotme. Unë jam një ndër to. Edhe pse kam qenë e vogël, e gjej veten shumë në ato vite pasi një material muzikor mbase mund të ishte më i thjeshtë në orkestrim, por shumë shpirt duke i rezistuar kohës. E gjithë bota është në një rotacion të madh muzikor. Ndaj edhe unë doja të isha pjesë e tij duke e sjell si trend në Shqipëri. Jo vetëm me këtë këngë, por i gjithi albumi është konceptuar i tillë. Një album novator që sjell tendencë”, tregon Elvana.
