Vlorë, makina aksidenton çiklistin

Leda Hysa

Një automjet ka aksidentuar një person i cili udhëtonte me biçikletë mëngjesin e sotëm.

I dëmtuari është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Vlorë- Levan, pranë mbikalimit të Panajasë.

Sipas informacioneve të para, mjeti tip “Hyndai” i cili drejtohej nga 23 vjeçari A.D ka humbur kontrollin dhe ka goditur 70 vjeçarin M.B i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *