Zbardhet dëshmia e gjyqtarit: Lekët janë kursimet e mia, eurot të një miku

Leda Hysa

Gjyqtari Shkëlqim Miri, i ndaluar sot për korrupsion aktiv dhe pasiv, ka dëshmuar para hetuesve lidhur me sasinë e parave që iu gjetën në banesë nga policia.

Ai ka deklaruar se 10.149.000 lekë ishin kursi të tij, kurse 174.810 euro ishin të një miku, i cili ia kishte lënë në ruajtje pasi do të blinte një pronë.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë sot se, ‘në datë 9 nëntor 2017, rreth orës 23:30, Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Një vrasje e dytë”.

Në këtë operacion u ndalua shtetasi  Shkëlqim Miri, 46 vjeç, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë’.

Grupi hetimor kishte krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për favorizim e një të dënuari për veprën penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të paligjshme.

Në kontrollin e banesës me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të kryer nga strukturat e Hetimit të Korrupsionit në Policinë e Shtetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 174.810 euro, 10.149.000 lekë dhe 1,000 dollarë.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kundra ligjore.

Share This Article
14 Comments
  • Ky pis na beka edhe funksionet e Bankes. Tridheni qenin se do tregoje gjithe grupin e qenve me te cilet ka ngrene dhe dhjere ne nje gavete. Drejtesia pushteti me i korruptuar ne Albanistan.

  • Paska kursyer buken e gojes fukaraja Pse e moret ne qafe kete engjel te pafajshem Aman lereni te qete dhe ktheni parate se po me vjen KUQ te fala tarrasi

  • Po u vjen fundi edhe ketyre plehrave qe e kane bere kete vend corap. Leket me thase nuk mbahen ne shtepi por lihen ne banke o hajduta me kollare

  • E shikoni ore milet sa te ndershem jane gjyqtaret tane dhe cfare sigurie krijojne, jane bere Banke e parave te “miqve”.
    Ky lloj grabitesi dhe shume te tjere pas tij edhe burgun e kane pak me poshtersite qe kane bere me vendimet e dhena ne “Emer te il Popolos”, t’ju shkerdhesh cfare u permban pragu i shtepise.

  • Kur genjejne kaq trashe dhe gjyqtaret e Apelit vajmedet se si eshte katandisur drejtesia. Po nese jane para kursimesh perse rrezikon ti mbaje ne shtepi e nuk i depoziton ne banke si gjithe dynjaja?

  • Pô me kete llogjiken qe perdor ky edhe per drogen qe kapet mund te thuash ma dha 1 mik per tja ruajtur se mos i merrte lageshtire .kurse pjesen tjeter te lekeve i kam mbledhur nga qokat Kur me vdiq. Gjyshja

  • Po si nuk doli nje komentues t`i besoje ketij hajduti?Shihni mos ka qene ne kursin e plepave?Ajo eshjte mitra e Sali gjarperit,qe polli gjithe gjarperit e drejtasise

  • Kursimet? Pse, sa qenka paguar ky punonjes i shtetit? Te ishe ne ndonje vend tjeter, do perfundoje drejt e prapa hekurave, por ketu vazhdo e bej qejf!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *