Shënim / Pse Topi dhe Fevziu, sulmojnë Ramën!

redaktor

Në intervistën e fundit për ҫunat më të famshëm të momentit Mateo dhe Vini , drejtuesi i “Opinion” u shpreh se i jepte notën “0” qeverisë Rama dhe i kërkonte kryeministrit të shpikë një formulë të re, për të vazhduar qeverisjen.

Me tone më të buta, por të qarta ndryshe është shprehur së fundmi edhe “Top Channel”. Ndaj Topit, Rama reagoi duke i kujtuar lavdinë e humbur, të kohës kur drejtohej nga Dritan Hoxha, ndërsa Fevziun thjesht e ka injoruar, duke e zëvendësuar me Arjan Ҫanin.

Në këtë mëri të një televizioni dhe një institucioni televiziv si “Opinioni”, me kryeministrin, as duket , as fshihet ndonjë përplasje e madhe parimesh dhe debati ideologjik.

Është thjesht përplasja e radhës, për vëmendje, begenisje etj, etj, që Rama t’i ofron kur i duhesh.

Topi dhe Fevziu, Ramës, thjesht nuk i duhen më.

Përsa kohë Fevziu ka të ftuar kryesor Artan Hoxhen, të shëndoshin, se i dobëti s’ka kohe më për llogje, ndërsa Topi ka figurë kryesor Luanën, atëherë ҫ’presin nga Rama?Kryeministri është person politik. Dhe së fundmi, më shumë politikë bën ERTV se Top e Opinion. Ndaj, koha për të gjetur një formulë, që ndihmon vazhdimësinë. Këshillë e drejtë, kjo e Fevziut për Ramën./dritare.net

Share This Article
9 Comments
  • Keq’ardhje per TOPIN ndersa per Fevziun keq’ardhje e dyfishte per formatin e vjeteruar te komunikimit me publikun dhe stafin e analisteve qe nuk kupton se u ka dale boja,qe jane vyshkur ne mendime nga qe te parit e kane te kufizuar,nuk shohin anash por drej si kali i qe terheq karocen.Pale qe disa prej tyre shperthejne me arogance ndaj Rames nga qe ndjejne dhimbje mendimet e Rames.

  • Qirjo Fevziu jep noten zero. Qirjo Fevziu eshte monumenti me gjigand i Kazanit, eshte edhe uji i qelbur edhe rroba e palare e Kazanit dhe prit qe te jape noten zero qirjo Fevziu.

  • Komentet behen nga anonime, por se behen dhe SHKRIME nga Anonime qe nuk vene poshte emer, kjo nuk eshte aspak serioze.
    Nejse, Artikullshkruesi Anonim qe ne titull eshte jashte kohes kur thote se Rama po “sulmohet”.
    Te mesuar patjeter me bythlepirje te shumices se mediave te blera nga Rama, keto mbase i duken vertet “sulme”.
    Or zoteri, media ate duhet te beje, opozite me qeverine ( e c’fare qeverie!), dhe jo ti lepije bythen nga mengjezi ne darke vetem duke i marre intervista-Monologje pa fund si ben me ate Erion Veline pernate pa i bere qofte dhe nje pyetje formale.
    Kjo eshte shqetesuese per mediat, kur jane sherbetore te pushtetit, por kur bejne opozite te pushtetit ato jane vecse ne rolin e tyre. Packa se disa Anonime kete e quajne “Sulm” ndaj Rames (qe meriton jo Sulm, por Kundersulm mediatik per ato brrockulla qe leshon ndaj mediave).

  • Na thate qe keta e sulmojne Ramen po do te ishte mire te shkruanit edhe pse ju e mbroni Ramen ose silleni me indiferentizem ndaj skandaleve ne te cilat po zhyten perdite rilindjotet me ne krye liderin qe desh te lere emer ne histori. Nuk besoj se ka ndryshim midis atij qe sulmon qeverine per qejfmbetje perfitimesh e prishje interesash dhe atyre qe e mbrojne ose heshtin sepse po perfitojne prej qeverise.

  • Shmangja e Fevziut nga Kryeministri duhet te shoqerohej me shmangjen e Klanit pas skandalit Gjebrea-Mamaqi me ato vajzat mjerane qe dhane nji “cfaqje” nga me te shemtuarat qe jane pare ne ekranet e “vogla”shqiptare

  • Shmangja e Fevziut nga Kryeministri duhet te shoqerohej me shmangjen e Klanit pas skandalit Gjebrea-Mamaqi me ato vajzat mjerane qe dhane nji “cfaqje” nga me te shemtuarat qe jane pare ne ekranet e “vogla”shqiptare.Disa nga televizionet shqiptare qe jane pasuruar aq shume sa nuk dine ku ti cojne parat,vazhdojne te financohen edhe
    nga buxheti i shtetit Mos duhet te veprohet edhe
    ndaj tyre ashtu sic u veprua me akademin e shkencave . Eshte fakt i njohur se ” paraja te prish”
    por televizionet degradojne nji shoqeri te tere .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *