Rruga e Arbrit, një lidhje e drejtpërdrejtë midis kryeqytetit dhe krahinës së Dibrës, do të shkurtojë distancën midis Tiranës dhe Bulqizës në vetëm 50 kilometra.
Aktualisht, për të përshkruar 160 kilometrat që ndajnë Tiranën me Bulqizën nevojiten rreth 5 orë. Rruga aktuale të ngjit fillimisht në Milot, e më pas devijon drejt Burrelit dhe Klosit, e vetëm aty merr drejtimin Bulqizë-Zerqan-Shupenzë-Bllatë.
Rruga e re e braktis tërësisht këtë gjurmë, duke dalë direkt mbi Tiranë e më pas në drejtimin Shkalla e Tujanit-Qaf Murrizë-Guri i Bardhë-Ura e Vashës-Plan i Bardhë-Bulqizë-Dibër. Kjo rrugë e re, e konceptuar e gjitha si një autostradë, shkurton distancën nga 160 në vetëm 50 kilometra, të cilat do të jenë të përshkrueshme në afërsisht vetëm 40 minuta.
Ndërkohë, për të dalë në kufirin me Maqedoninë do të nevojitet vetëm një orë, pasi aksi i ri shkurton distancën nga kryeqyteti në pikën kufitare me 75 km.

Kuptohet lehre se shqiptaret nuk kane se cfare te bejne ne Maqedoni, por rruga po behet qe pervec dibraneve tane (ne fakt nuk a njeri andej kane ardhur ne Tirane) behet per maqedonasit qe te na ndyjne me shume dhe te na qelbin plazhet me keq se koqevaret.
Kjo eshte te investosh per te shkateruar Shqiperine, do te popullohemi me me shume “Hajde dru me pre”.