Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka thotë se me zgjedhjen e presidentit të ri, si në Shqipëri, ashtu edhe në Serbi, ka shanse për një shkëmbim vizitash në nivel të lartë.
“Tani me zgjedhjen e presidentëve të rinj, ne kemi të gjitha mundësitë që të punojmë drejt një vizite zyrtare si nga presidenti shqiptar edhe nga ai serb”, thotë Boçka në një intervistë për revistën “Cord”.
Sipas ambasadorit kjo do të jetë vizita e parë bilaterale, pasi vizita e ish-presidentit Nishani nuk u cilësua e tillë nga autoritetet serbe.
Boçka është pyetur edhe për rrugën Beograd-Nish-Durrës dhe sipas tij ky aks është rruga më e shkurtër.
“Kjo rrugë është më e shkurtra dhe më natyralja për të lidhur Beogradin dhe Tiranën dhe lidh po ashtu ekonominë e Serbisë me portin më të rëndësishëm në Adriatik, Durrësin. Kjo rrugë është gjysma e distancës që turistët serbë duhet të udhëtojnë për pushimet e tyre në Greqi..”, shprehet Boçka, të cilit pak javë më parë iu akordua nga presidenti Ilir Meta, grada “Ambasador”.
b.m. / dita

Boçka,si duket nuk e njeh personazhin Koroboçka,se nuk e ke lexuar romanin e Gogolit ‘Shpirtera te vdekur’!
Vuòiç eshte i zgjedhur dhe nuk rendon asnje akuze peale nga drejtesija serbe,ndersa Likja eshte emeruar nga kreret e korrupsionit si kryetar e simbol i t korruptuarve e nuk perfaqeson asgje nga populli shqipetar e per rrjedhoje nuk duhet te njihet nga asnje shtet———-!!!!!!!!!
qeveritaret e rames po hapen shume bythesh me skilet e ballkanit