Horoskopi, 09 korrik 2013

anazapta

Dashi

Sot thuajse të gjithë yjet janë me ju, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndërsa edhe gjendja juaj shpirtërore është në përmirësim të plotë. Hëna stimulon erosin.

 

Demi

Nuk do ta keni edhe aq të lehtë sot, pasi janë një mori planetesh, me Marsin dhe Afërditën në krye, të cilët i keni kundër. Merkuri ju stimulon aftësitë krijuesi, por jeni pak realistë.

 

Binjakët

Duket se impenjimet personale e, ca më tepër, ato familjare do të jenë në rend të ditës për ju, por kjo nuk do të thotë aspak se për këtë shkak duhrt të lini pas dore gjërat e tjera. Mund t’ju vijë një ofertë.

 

Gaforrja

Do të jeni në egidën e Marsit dhe Afërditës, prandaj edhe siguria juaj sot do të jetë e madhe, por kujdes, mos hidhni hapa të nxituara. Ndjenjat dhe pasioni do të jenë vërtet në kulmin e tyre.

 

Luani

Parashikohet një ditë plot tensione e kontraste për ju në raportet me dikë, ashtu siç është edhe qielli juaj, me kontrastet e Jupiterit e Saturnit që japin energji, dhe të Marsit e Afërditës që ju “cimbisin” nervat.

 

Virgjëresha

Nuk duhet të djersitni shumë për të arritur suksesin, nëse bëhet fjalë për një lojë, por duhet të gjeni lëvizjen që jua jep këtë mundësi. Një takim i papritur mund t’ju prishë të gjithë programin për sot.

 

Peshorja

Duket se që sot impenjimet tuaja sot do të jenë shumë të mëdha, sepse, pas një periudhe qetësie, ju janë grumbulluar shumë probleme. Marsi ju jep stimujt që ju duhet, por duhet të tregoni maturi.

 

Akrepi

Hëna-Afërdita dhe Marsi sot do të jenë yjet tuaj të mirë e mesa duket do të jenë të tillë për disa kohë, duke iu mbështetur veçanërisht në fushën afektive. Duhet të jeni më racionale.

 

Shigjetari

Nëse ka diçka që ju ka bërë të zhyteni në mendime, më mirë kështu, pasi do të keni mundësi të reflektoni thellë për atë që ju mundon, e pastah të vendosni. Mjaft mirë gjendja psikofizike.

 

Bricjapi

Sot do të keni ndikimin e fuqishëm në radhë të parë të Merkurit, i cili, së bashku me Afërditën dhe Marsin përbën një treshe mjaft interesante për të gjitha fushat.  Mjaft mirë edhe shëndeti.

 

Ujori

Një kuadër përgjithësisht i turbullt yjor bën që edhe ju sot të jeni konfuzë dhe në një gjendje të tillë që nuk do dini nga t’ia filloni më parë. Ndoshta është më mirë të qëndroni në pozita pritje.

 

Peshqit

Duke pasur një kuadër yjor shumë pozitiv është shumë më e lehtë për këdo që të orientohet në drejtimin  e duhur e të programojë ditën. Pritet një ditë plot aktivitete ku nuk do të mungojnë edhe të papriturat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *