Ndërkohë që si kryeministër e largoi populli me votën plebishitare më 23 qershor, dorëheqja e Sali Berishës e pak ditëve më parë, në të vërtetë ishte dorëheqja e tij e dytë në harkun e 16 vjetëve. Herën e parë ai u detyrua të jepte dorëheqjen si president i vendit në korrik të vitit 1997, pasi Shqipëria u përfshi nga një rebelim mbarëpopullor kundër tij. Për ata që e kanë harruar, duhet të kujtojmë se akti i dorëheqjes së tij u festua jo me fishekzjarre, por me breshëri armësh. Historiania angleze është tërësisht e saktë në përshkrimin që i bën largimit të Berishës 16 vjet më parë.
Tani të kthehemi në situatën aktuale. Berisha u detyrua të jepte dorëheqjen si kryetar i PD-së dhe nga të gjitha funksionet drejtuese në atë parti. Entuziazmi për dorëheqjen e tij këtë radhë u përcoll butësisht, jo me breshëri kallashnikovësh, por me breshëri duartrokitjesh. Qytetarët i thanë me këtë gjest ish-Kryeministrit: “Ik. Nuk ka nevojë të japësh dorëheqje për herë të tretë!”
Pse e menduan këtë shqiptarët? Fare thjeshtë: Kur dha dorëheqjen për herë të parë Berisha ishte 53 vjeç, një burrë i pjekur dhe me energji që atij nuk i kanë munguar asnjëherë. Dhe me ato energji u rikthye në pushtet në 2005-n. Pas 8 vitesh konsumimi të hatashëm, në këtë dorëheqje të dytë, Berisha mund të konsiderohet një burrë i moshuar, afro 70 vjeçar që, përveç etjes së pashuar për pushtet, nuk arriti gjatë fushatës së fundit të tij të shpërfaqte asnjë ide të re apo një alternativë bindëse për shqiptarët. Butaforia e inaugurimeve të rrugëve e rrugicave nga dy e tri herë nuk ngjiti kësaj radhe. “Berisha është një njeri i lodhur, i rraskapitur, ai është i vjetër dhe jo i mirë, kështu që ai mund edhe të largohet dhe të gëzojë të gjitha paratë e familjes së tij, ndërkohë që ai ende mundet”, konkludon Miranda Vickers atë që shqiptarët e dëshmuan me votë.
Të shumtë janë ata që besojnë se Berisha nuk ikën nga politika. Kjo natyrisht që nuk është gjë e mirë. Prof. Servet Pëllumbi e këshillonte në një intervistë në ‘DITA’ para zgjedhjeve se vjen një ditë kur ka gjëra më të rëndësishme se pushteti. Vickers e këshillon të largohet e të harxhojë ato para që ka grumbulluar bashkë me familjen e tij, përderisa mundet. Por Berisha e ka vërtetuar se nuk dëgjon këshilla. Por kohët e fundit është bërë anekdotik. Këtë po tregon edhe fushata në PD për zgjedhjen e pasaradhësit të tij. Berisha dha dorëheqjen, por ai dëshiron prapë të jetë aty.
E kotë. Pas 4 vjetësh do jetë 73 vjec. Pas tetë vjetësh, 77-vjeçar. Nëse gjatë kësaj fushate ai thirrej shpesh ‘katragjysh me antiplumb’, merre me mend se ç’mund të sajohet për të pas tetë vjetësh. Prandaj, nëse kurrë nuk ka dëgjuar ndonjë këshillë, le t’i dëgjojë të paktën kësaj radhe. Kapituli i tij tij është përfundimisht, kapitull i mbyllur.

Duket se ende vazhdon te realizohet bashkimi te majteve…
Sa here qe jep doreheqje Berisha, ndodhin gjeste te tilla: Te majtet ndjehen edhe me afer njerit tjetrit! Ky eshte mesazhi i Shehut me Vicker…
Per te keshilluar Berishen, “Pal Mlyshin” e demokracise shqiptare, Shehu therret ne ndihme urtesine e xha Servettit!
Po thuaje te shkreten o Xhedet: komunistet nuk heqin dore nga pushteti, dhe tere grindjet mes tyre, per pushtet ndodhin, jo per parime, as per popullin!
Dhe simbas kesaj zonjes, Rama nuk qenka relike e te shkuares. Po per çfare te ardhmje flet kjo, per ate te korrupsionit masiv kur Edi Rama ishte kryetar bashkie?? Apo per korrupsionin e Ilir Metes?? Aq me teper nje kryeminister qe nuk eshte votuar nga populli i vet. E thot edhe vet zonja … Mbas kater vitesh zonje do ta marresh vesh pse votuan keshtu shqiptaret. Ndoshta edhe me shpejt. Ai qe duhet te kete frike nga ky rrezultat eshte vetem nje: EDI RAMA
Cfarë thenie gjeniale:”Cdo qen e ka fundin e tij!”…Qen Berisha i Vicidolit,ngordhi! La pas shume rrenime,tentatve deti per ta shitur,nafte serbeve per tanket,por dhe shume kafshe shqiptaresh beri!Qen i keq,qen shume i keq!Era e tij mbyt tani PD!…
A jeni ne vete kur thoni se do largohet nga politika?Po Saliu nuk e ka çuar deri ne fund misionin e mare nga UDB-ja…
Çfarë do të bënin drejtësia perëndimore…Angleze, Franceze, Gjermane , Daneze… me Sali Berishën!
Nga: Mehmet Metaj*
Edhe pasi “me energji shtaze” dhe “skema-primitive-okulte” Sali monsër-Berisha shkatërroi gjithçka në këtë vend, njeriun, demokracinë, dinjitetin kombëtar, institucionet dhe drjtësinë, nepërkembi një popull të tërë dhe pushtoi Vlorën me tanke ne ’97-en, superoi Nanon e degraduar shkeli me kembë opoziten dhe vrau njerëz me 21 Janar dhe Gerdec, Sali monstër Berisha bën përsëri dhe rreket të duket se e duan njerëzia PD-iste, dhe na nxjerr një mesazh infantil të një 16-vjeçari në facebook-un e tij të shpifur prej plakushi se gjoja “e do populli” !!! Kjo është tragji-komike dhe ndodh njëherë ne 1000 vjet në historite e popujve perëndimor që kan bërë demokraci dhe shtet ky ne synojmë të shkojmë, por ata nuk i kan falur këta monstra por i kan ndëshkuar me ashspërsi.
Duke rithksuar për parimet e demokracisë Presidenti Amerikan Barrack Obama, në fjalën e tij në Universitetin e Cape Town-it, per lançimin e mbeshtetjes Amerikane “Power Africa” dje në Samitin për marrëdhënieve SHBA-Afrikë, tha se: “ …and we strengthen it when organizations stand up for democratic principles, but this work is not complete –Not in those countries where leaders enrich themselves with impunity; not in communities where you can’t start a business, or go to school, or get a house without paying a bribe to somebody. These things have to change. . Dhe ne e forcojmë atë kur organizatat qendrojnë-fortë për parimet demokratike, Por kjo punë nuk është e plotë – Jo.. në ato vende ku liderët pasurojnë veten e tyre nga mosndëshkimi, jo në komunitetet ku ju nuk mund të filloni një biznes, ose të shkojnë në shkollë, ose të merrni një shtëpi pa paguar një ryshfet për dikë. Këto gjëra duhet të ndryshonjë.. ). Dhe këto fenomene “afrikane” janë aktuale edhe tek ne sot e gjithë ditën. Por ne jemi në Evropë ! “.
Por këta popuj kan marrë kurajon kan sakrifikuar për te arritur këtë ditë dhe kan cuar në litar, në gijotinë apo në burg fisnik, mbretër, kançelar e pushtetar-diktartorë ! Ndërsa Sali shpellari ynë “i pa dinë e pa iman”, një injorant e kriminel i paskrupullt, edhe pas gjithe këtyre gjëmave që i ka bërë këtij vendi dhe ketij mileti këto 22 vjetë, duke vrarë e prerë nga të gjitha anet del e na bën karshillëk në media e kudo si “evlija” dhe në PD si “idhull” i pazevendesueshem!!!. Dhe ne krahë i kan mbetur ca kukulla-rrospie si: Zhozi, Lajle-lule Pernaska, Mersila Doda, Majlinda Bregu, Raimonda Bulku, Grida Duma …e deri te më të rejat Erla Mehilli dhe Laura Vorbsi, dhe nga ana tjetër “burra-eunukë e dallkaukë” si debili-Bumçi, antipatiku-Patozi, skilja-Ruli e i pafytyri-Pollo, rrugaçi-Olldashi e Edi Paloka, budalli-Flamur Noka e derdimeni Tritan Shehu etj……..dhe kapet pas fijes së barit..duke dal hapur të vendos Lul Bashën alias Argita Berishen në krye të PD-së dhe të jetë vet prapa skene dhe pas 4 vitesh të synoj dal prapë në krye !!!. Skandal që gjen terren të ndodh vetëm tek ne!!!
Rrënqethesh kur lexon frazat infantile të 16 vjeçarit Gentjan Kërçiku, në facebook-un e tij, por ndoshta ai e shumë të tjerë ( ndonese ja kan rregulluar tekstin babi dhe/ose mami..!) kan dhe të drejtë se tek ne bej shtë duash dhe s’të ndëshkon njeri, kur lihet Sali Berisha pas gjithë këtyre gjëmave që ka bërë në këtë vend dhe me këtë popull të jetë në krye për 20-vjet rresht, ku ta dijë i ziu-fëmijë-viktimë se ai është një monstër dhe kriminel që të vret natën e të qan ditën, që ka zhdukur gjithë kundërshtarët dhe oponentët e vet dhe i jan ofruar ata që i ka rrahur njëhere burra-eunuk pafund qe ka PD-ja sot, etj. Po të ishin anglëzet, francezët apo gjermanët a danezët, Sali Berishën ose do ta pushkatonin pa gjyq ose do ta dënon me burg të përjetshëm, por ai është në këtë vend ku sundon injoranca e arrogancës dhe jo vetëm që mbijeton por tani bën si lapanjoz që gjoja e duan rinia se do të drejtoj akoma PD-në dhe pse jo po mbeti pa ndëshkim dhe shtetin nesër ??!!!
Nëse nuk vihet drejtësia në vend në mënyrë të pamëshirshme për njerëz të tillë si Sali Berisha por edhe shumë të tjerë politikanë apo ish-ministra që i kan shkelur me këmbë kushtetutën dhe ligjet që janë evidentuar ashiqare hajdutë me çizme ky vend jo vetëm nuk do të rilind por pastaj mbetet ta meritoj plotësisht atë që shpesh themi të gjithë se “nuk rregullohet kurre”!!!!!!