Është ndarë nga jeta në moshën 48 vjeçare këngëtari i njohur i muzikës popullore të Malësisë së Madhe, Arben Delaj.
Nga informacionet paraprake mësohet se këngëtari i muzikës popullore ka humbur jetën si pasojë e një infrakti sapo ka dalë nga banesa e tij.
Së fundmi ai mbante edhe detyrën e përgjegjësit të Artit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Malësinë e Madhe.
Ai është vlerësuar si një nga këngëtarët më të spikatur jo vetëm në Malësi të Madhe, por edhe në të gjitha trevat e tjera shqiptare dhe në diasporë.
Këngëtari Arben Delaj la pas 3 fëmijët e tij dhe bashkëshorten.


I shprehi ngushellime te afermve te tij!Krishti e past ne Parris!