“Topi i Artë”, Reus voton për Frank Riberi

anazapta

Suksesi i Bajernit të Munihut në Gjermani dhe Evropë në sezonin e kaluar i favorizon lojtarët e tij në garën për “Topin e Artë”, por nga ana tjetër do të jetë shumë e vështirë që votuesit të ndahen qartësisht në një qëndrim të përbashkët, sepse bavarezët janë një shembull i vërtetë i grupit. Ky është mendimi i sulmuesit kundërshtar, Marko Reus, megjithatë ylli i Borussias së Dortmundit mendon se Frank Riberi është kandidati më i mundshëm. Reus thotë se francezi zhvilloi një sezon fantastik dhe është ai që duhet ta trofeun për vitin 2013.

“Frank Riberi zhvilloi një sezon fantastik me Bajernin. Për mendimin tim, është ai lojtari që duhet ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit”. Më tej, ai përqendrohet në skuadrën e tij. “Do të përgatitemi në mënyrën e duhur gjatë kësaj vere dhe nuk besoj se sezonin e ardhshëm Bajerni do ta mbyllë me 25 pikë më shumë se ne. Duhet të korrigjojmë sa më shpejt gabimet që bëmë gjatë sezonit të fundit”, thotë Reus. Ai bën një koment edhe për blerjen më të re, sulmuesin Pier-Emerik Aubameyang, duke theksuar se nuk e njeh mirë, por beson se është një lojtar i shpejtë dhe i rrezikshëm që do ta ndihmojë skuadrën për të arritur objektivat në sezonin e ri.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *