Presidenti Ilir Meta vlerësoi gjatë një ceremonie të zhvilluar në Teatrin Kombëtar, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” me rastin e 60-vjetorit të krijimit Ansamblin Popullor për kontributet e çmuara dhe interpretimet e shkëlqyera në më shumë se gjysmë shekulli, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, të ndjeshëm dhe të patjetërsueshëm në zhvillimin artistik e kulturor në mbarë vendin.
Për rolin e luajtur si ambasador i kulturës jashtë Shqipërisë, nëpërmjet përcjelljes së vlerave më të qenësishme të folklorit shqiptar e trashëgimisë sonë shpirtërore në të gjithë botën.
Gjithashtu Presidenti i Republikës çmoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” kërcimtarin, dhe mjeshtrin e valles popullore shqiptare Besim Zekthi në vlerësim të kontributit shumëvjeçar si solist me nivel të lartë interpretativ dhe mjeshtëri të veçantë artistike të valleve shqiptare; për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin tek brezat e artistëve të rinj, si dhe për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore jashtë vendit.


Veshtire ti vije nji i dyte ansambelit kombetar te valleve.Fantastik madheshtor si Besim Zekthi i talentuem ne te gjitha vlerat qe kerkon arti i kercimit.Elegance,burreri,shkathtesi si dhe interpretues i vecant qe rradhe kush e improvizon gjate kercimit te shprehin qellimin e krijimit te valles.Hyrjen vashdimin,kulminacionin dhe finalizimin.
Te uroj shendet e lumturi qe i ke dhan vendit njohje ne mbare boten me fitoren e gjerdanit te arte ne Dizhon te Frances dhe nepermjet Tejet populli ka rrite krenarin kombetare.
motivimi prapseprape eshte i manget per moshen, eksperiencen, dhe kontributin e dhene nga B. Zekthi dhe figuren qe ai perfaqeson tashme per ne dhe pse jo, identitetin e kombit.
ende dekoraten ia motivon me “si solist me nivel të lartë interpretativ dhe mjeshtëri të veçantë” si dikush i panjohur qe promovohet per here te pare.
Presidenc e ceket njelloj si medaljet e Jarit.
medalja thote solist me nivel te larte interpretativ…
Besim Zekthi eshte institucion
biles me i madh se institucioni i presidentit shqiptar, qe ta dish ti redaktor LSI-st i gazetes