“Plain Jane” ka qenë një program televiziv i “MTV”-së, ku protagoniste është një eksperte, e cila e kthen një vajzë të zakonshme, të ndrojtur e të ngathët, në një grua të sigurt në vetvete dhe të gatshme për t’i shprehur dashurinë burrit të zemrës.
Por as “zana” e Plain Jane nuk do mjaftonte për të menaxhuar problemet që dalin nga një lidhje intime me kolegë zyre.
Kur historia përfundon është e vështirë të silleni si kolegë të zakonshëm, aq më tepër kur kalon në gojën e të tjerëve dhe intimiteti kthehet në pronë publike: Dinamika të pakëndshme, situata qesharake dhe të dhimbshme; mundësia që jeta profesionale të tronditet për vite me radhë është shumë e lartë.
Një studim i fundit i “Bp Academy” ka marrë zhvilluar një sondazh mbi 200 menaxherë duke i pyetur si janë sjellë apo si do të silleshin nëse do të zbulonin një marrëdhënie midis kolegësh: 73% tregohen të gatshëm për t’i pushuar nga puna.
n.s. / dita
