Sëmundja ende pa kurim: Zgjohesh dhe papritur… ndihesh fëmijë

editor

Zgjohesh një mëngjes duke kërkuar mamin, e në vend të saj të gjesh një vajzë të vogël 18 muajshe në shtëpi.

Në përpjekje për të kuptuar se çfarë po ndodh, në kuzhinën e shtëpisë gjen një burrë që lexon gazetën. Çfarë ka ndodhur në shtëpinë time? Nuk është pjesë nga filmi “30 going 13”, por një histori e vërtetë.

Shaunda Rush, nga Virxhinia, SHBA, është zgjuar një mëngjes me 17 vite të jetës së saj të fshira nga kujtesa.

Shkak i kësaj “fshirjeje” është sëmundja e rëndë nga e cila vuan Shaunda: Skleroza e shumëfishtë.

Shuarja e të gjitha kujtimeve e bëri të huaj për të burrin e saj, gjë që e çoi çiftin drejt divorcit tre vjet më pas.

Ndërkohë, shkenca nuk është në gjendje të japë një përgjigje të qartë për çfarë i ka ndodhur gruas. Në vitin 2004, ajo ishte diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë dhe ankohej për shikimin e dyzuar, një nga simptomat karakteristike të kësaj sëmundjeje.

Një vit më pas, ndoshta edhe për shkak të “bombardimit” me ilaçe, Shaunda filloi të ankohej për konfuzion, momentet e të cilit i përsëriteshin shpesh.

Një mëngjes, ajo u zgjua me mendjen e mbetur 17 vjet mbrapa; ndihej 13-vjeç dhe kërkonte të ëmën.

Pavarësisht se mjekët thonë se fshirja totale e një pjese të kujtesës është një gjë që haset rrallë te të sëmurët me sklerozë të shumëfishtë, ata nuk mund ta shpjegojnë ndryshe atë që i ka ndodhur gruas.

b.m. / dita

Share This Article
1 Comment
  • paskan semundjen e PS dhe te Donald Luluve.
    .
    sa here vjen e majta ne pushtet harron super krimet e berishes se ja fshin nga kujtesa donaldi rradhes.

    biles PS-se i jane fshire me shume 26 vjet krime berishiane.
    .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *