Klement Zguri: Mandati i Kapllanajt s’u ankimua

Ornela

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, i pyetur nga mediat lidhur me kërkesën e PS për shkarkimin e tij u shpreh se nuk ka ndërmend të merret me deklarata politike.

Zguri theksoi se, vendimi i marrë nga KQZ për kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, nuk është ankimuar nga asnjë subjekt politik. Për më tepër, nënvizoi ai, institucioni ku bëhen ankimimet është Kolegji Zgjedhor.

Në dijeninë time edhe tani që po flasim asnjë subjekt zgjedhor nuk e ka ankimuar vendimin e KQZ. Vendimet e KQZ kanë një drejtim të caktuar se ku ankimohen, është Kolegji Zgjedhor dhe Gjykata Administrative. Deri tani nuk ka asnjë ankimim të tillë. Fakti që nuk ankimohet do të thotë se në brendësi ai vendim pranohet dhe për sa kohë pranohet, nuk ka pse të diskutohet. Me deklarata politike nuk merrem”, tha Zguri.

Share This Article
1 Comment
  • te ankimohet per te bere loje me procedurat, po na thote zguri
    Dy anetaret e KQZ u ankimuan kundrejt kryebashkiakut te kriminalizuar, dhe KQZ e hodhi poshte ate.

    kryetari KQZ ben loje fjalesh me median, se e merr publikun budalla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *