Rama: Nishani të mos bëjë noterin, Berisha të sillet sipas standardeve europiane

anazapta

Rama mblodhi sot grupin parlamentar socialist të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Në një diskutim me deputetët e parlamentit që do të mblidhet në shtator, Rama tha se qeveria e re e dalë nga vota e shqiptarëve do t’i shpallë luftë krimit dhe korrupsionit, dy plagët e qeverisjes që e kanë çuar vendin drejt rrënimit.

“1 milion njerëz na dhanë mandat ti kthejmë sigurinë e humbur të jetës dhe pronës t’i shpëtojmë nga kriminaliteti dhe rrugaçëria dhe t’i marrim në mbrojtje nga shtypja poshtëruese. Ne nuk kemi votuar as për presidentin e sotëm dhe as prokurorin por ne nuk jemi votuar për ta rifutur qeverinë e këtij vendi në llogoren e luftës politike ndaj një kryeprokuroi që nuk ka bërë asgjë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Do qeverisim me papajtueshmëri të plotë me korrupsionin. Do punojmë krah për krah kundër krimit në çdo niveli e të çdo kohe sado të vjetër e të re.
Shpresojmë që Prokuroria të shënojë progres real në betejën me gangrenën e këtij vendi krimin e korrupsionin”, tha Rama.

Gjatë dy muajve në vijim deri në formimin e qeverisë së re, Rama tha se do të funksionojë Zyra e Kryeministrit të Zgjedhur, një strukturë e re që ka për qëllim koordinimin e çështjeve që kanë të bëjnë me qeverisjen e ardhshme.

 

Qeveria në detyrë të sillet sipas standardeve europiane

“Kryeministrit i përsëris edhe sot thirrjen publike për vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri. Jetojmë në Europë dhe qeveria në detyrë të sillet sipas standardeve të Europës. Shqiptarët meritojnë respekt pasi zgjodhën me 1 milionë vota projektin tonë fitues dhe refuzuan projektin e qeverisë aktuale. Humbësit nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe aq më pak si fitues”.
Nishani të mos bëjë noterin

“Gjatë ditëve të fundit mora takime në funksion të këtij 2 mujori tranzicioni me presidentin Bujar Nishani, kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe Guvernatorin e Bankës Ardian Fullanin. I falënderoj për disponimin dhe frymën pozitive të bashkëpunimit, por nuk mund të mos bashkohem me shqetësimin e ngritjes në detyrë nga KLD të një sërë gjyqtarësh. I kam thënë Nishanit se fakti që vijmë nga dy kampe kundërshtare nuk është problem por rëndësi në kulturën e një bashkëpunimi. Dua të shpresoj që dhe ai ta shohë kështu e të punojë me mua, bashkë me kryetarin e Kuvendit jo si noter i një pale që ka humbur zgjedhjet por garant i Kushtetutës.  Dua të shpresoj se presidenti do ta lexojë mirë  votën e 1 milionë shqiptarëve që na dhanë 84 mandate. Ne do të respektojmë në frymë e në germë Kushtetutën në marrëdhëniet me gjyqësorin por nuk do të bëjmë sehir asnjë ditë duke parë si vritet e drejta në sallën e gjyqit”.

 

Jo fshesës në administratë

Rama tha se  ajo që është më e rëndësishmja për socialistët, për të mbajtur qytetarin që i votoi, por edhe për të qenë pranë pakicës, është marrëdhënia e ngushtë dhe e ndershme me çdo individ.  Rama ritheksoi se nuk do të ketë largime nga puna për zëvendësimin e profesionistëve me militantë.

“T’i hapim derën çdo njeriu që troket te ne, të mbajmë shënim çdo hall të qytetarit. Sot jemi përballë dallgës për punësim. Ndaj nuk do të kishte asgjë më jonormale që këtë proces ta linim në rënie të lirë apo të aplikonim punësimin nga lidhjet e shkurtra. Do të ngremë një grup pune që përcakton metodologjinë e trajtimit me transparencë e respekt të punonjësve në çdo institucion. Asnjë militant apo mbështetës nuk duhet të anashkalohet për të favorizuar dikë tjetër. Por në emër të partisë nuk mund të lejojmë diskriminimin dhe përjashtimin e dikujt për t’i hapur vend një tjetri. Të drejtë me njerëzit dhe po njësoj të drejtë me shoqërinë dhe shtetin që duam të ndërtojmë. Sepse në të kundërt do të humbasim njerëzit që na dhanë mundësinë për t’u provuar. Nëse nuk duam të përfundojmë si pala tjetër duhet të gjejmë njerëzit për punën, jo punën për njerëzit. Duhet shmangur çdo lloj fshese. Kemi një grup pune për të sintetizuar metodologjinë e trajtimit të burimeve njerëzore. Synimi është që Shqipëria të ketë një agjenci të posaçme të burimeve njerëzore. Duhet të kemi një informacion të detajuar për të gjithë ata që kanë investuar në dije dhe kanë diçka për t’i dhënë këtij vendi”

 

Qeveri që do kushtojë më pak

“Nuk e di nëse qeveria do të ketë më shumë apo më pak ministra, por di që do të jetë një qeveri që do të kushtojë më pak. Deri më sot jemi gjykuar nga fjalët, nga sot gjykohemi nga veprat. Kohë për të humbur nuk ka dhe kjo kohë deri në 9 shtator vendos shumë për profilin e shumicës së re parlamentare të Shqipërisë”.

 

Pritshmëri e lartë në arenën ndërkombëtare

Kam marrë shumë urime nga miqtë ndërkombëtarë, por nuk kam publikuar asnjë urim, pasi më ka bezdisur gjithmonë ky fakt. Pritshmëria jonë në arenën ndërkombëtare është po aq e madhe sa e atyre që na votuan në 23 qershor. Zëra shumë autoritarë ma kanë përcjellë shumë qartë mesazhin se jemi shpresa e fundit e një gjenerate.

 

Porosia e Ramës

Mos harroni sheshet e mbushura me njerëz që tek ne nuk i solli kërcënimi me bukën e gojës, por shpresa për një të ardhme më të mirë.

 

Share This Article
3 Comments
  • Edi Rama ben mire te shfaqet ai qe eshte. Ai duhet te tregoj Kujt fragmenti te se majtes i takon?

    Sali Berisha u shtire per nje kohe te gjate. Ishte i Majte dhe shtirej si i Djathte.

    Fjale imZot, fjale!

    Berisha e kishte me te lehte: mashtroi ne emer te shtresave te persekutuara, te ish pronareve etj, dhe pothuaj arriti jetegjatesine politike te Enverit…Turp i Madh i shqoerise shqiptare…

    Edi Rama e ka veshtire: prej se djathtes se mundshme, Rama u largua ne fillim te Tranzicionit. U kthye ne Tiranen e te majteve dhe duket se do bej hair me ta.

    Por Edi Rama duhet te qartesoj: Kujt detashmenti te Se Majtes i perket?!

    Provat kerkohen prej tere spektrit politik dhe gjeo-strategjik: Ishte shaka, ajo me NATO-n?! Refuzimi i nacionalizmit ishte thjesht atdhedashuri? Ja, Rudina e ftoi menjehere ne shqip, ambasadorin rus…dhe rusi tha: Shqiperia eshte ne interesin tone, pavarsisht enver hoxhes dhe hrushovit…!

    Prova se nuk eshte mashtrim i radhes eshte qendrimi ndaj korrupsionit/hajduterimit te prones se shqiptareve. Nese askush nuk verifikohet hajdut perballe ligjit, dmth se vjedhja don vazhdoj, dhe shqiptaret serish do dalin si gjithnje: me kepuce te kuqe!

  • Fjalet jane te mira! Konceptet moderne,por realiteti bosh! Kjo sepse krimet qe ka bërë Saliu, me industrializimin e Shqiperise e qe Merkel po ua kerkon vendeve ne krize,si Spanja,Portugalia,Greqia etj,jane te perbindshme! Milionat e vendeve te punes qe u humbi shqiptareve Saliu,kerkon nje gjykim te vecantë dhe ndeshkim shembullor!Nuk po flas per krime te tjera te renda natyrisht,me jete shqiptaresh te humbur,pasi keto dihen dhe Rama ben mire qe flet per hetim,pasi mbahet parasysh prej tij nje nga pikat e rendesishme të programit te Rilindjes!…Ndaj dhe goditja kunder kryeprokurorit,qe ende nuk levz,jane te drejta!Ajo qe i kujtohet presidentit te pavotuar nga ish opozita PS,eshtë nje “Tik-tak”ore per shkarkim dhe mendoj se Kadare(Basha i letres se tij te neperkembur,nuk diskutohet,do jete kanakari i qelbur i te qelburit Qen i ngordhur,si thote anglezja,ketu,ne “Dita”,per Berishën,) ose prof.Servet Pellumbi,pasi me “noter”sharlatan dhe i semurë gjer në tru,si Nishani,jo nuk vazhdohet,por nuk fillohet…megjithse ai ,sipas nje burimi nga familja,mund te vetdorhiqet…Nese “zgjidhet”Basha,Kadare ka prioritet te lartë,për ta ekuilibruar edhe duke i shkulur veshin ketij debili Bashë, që bëri të fortin me letrën e Kadare!…Nejse,ky eshtë opsion i im,por Rama duhet te ngreje urgjent shtyllat e punesimit te njerzve,ne rrethe, pasi nuk ka krizë me të madhe se familjet pa pune…Studimi duhet te filloje qe neser dhe ne krye kryetaret e Bashkive si shtylla ligjore e me vote sovrani!Natyrisht,nuk do kete fshese,por mos te harroje Rama se ata te punesuar qe gjen,ne 99.99 perqind te rasteve,jane marrë si militante!Militantet e majte qe u “coptuan”dhe disa dhe u vrane,te tjere u burgosen e keqtrajtuan,duan te parët punë!…Punë,tu japësh, nuk do të thote privilegj,por detyrim dhe detyrimi vjen me sistemim dhe riaktivizm te burimeve njerzore;natyrisht sipas aftesive,por jo diplomave,gradave,shumica fallse!…Absolutisht nuk duhen perbuzur e flakur,si pa dinjitet ekzistuesit e punesuar nga partitizmi Berisha!Ikja e tyre jo copa letrash nen dere,por motivim ligjor!Shteti nuk ka dhe nuk duhet kurrsesi te kete shume vende pune,pasi behet barrë e rëndë pagesa nga taksapaguesit,por shteti duhet te hap vende pune,nepermjet studimeve konkrete,bashklidhjeve,sistem bankar,(investim)me sistem zhvillimi,ku prioritet duhet te kete energjitika ujore,eolike,(ka projekte konkrete)por dhe ekologjia,sistemi prodhues dhe shit-blerja,turizmi dhe elektronika,ku keto te fundit ne BE, po paraqiten rentabël…Nuk duam te japim mend,por punesimi i njeriut duhet te jet shqetsim i gjithe shoqerise se zhvilluar,dhe duhet te kete raport ditor tek kryeministri dhe pse jo presidenti!…Për punesimin BE beri javet e fundit takim konkret dhe vendeve problemore si Italia u dha investime,(Euro) dhe kete duhet ta kete parasysh Rama ne takime me homologe dhe drejtues të BE! Sigurimi i punesimit,per cdo qenie njerzore mosha 16-65 vjec,krijon premisa zhvillimi efektet e te cilit vijne shpejt.Eshte kjo arsyeja qe BE i thote Spanjes,”Leri autostradat,tunelet, pasi efektin ato e japin pas 200 vjetesh,me parate qe te jep BE,per investime, puneso njerzit,nderto fabrika,rrit prodhimin dhe gjej tregun e shitjes!” Kete duhet te kete parasysh Rama,te rivendos në epiqender “PUNEN” që Saliu e vrau për te larguar shqiptaret dhe fituar ai pushtetin….Rama duhet te studjoje mire opsionin zhvillues te Zvicres, qe nga riorganizimi i parlamentit,ku askush deputet nuk paguhet,por pas ores 18,shkon atje dhe diskutojne e marrin vendime me votë!…Punesimi ne Zvicer,por dhe Hollande,Danimarkë e Gjermani,ka kujdesin me të madh te shtetit dhe shoqerise civile!…Natyrisht, rendi dhe qetsia,prioritet qe besoj se do jap frute duke i shkeputur dhe ndeshkuar rende lidhjet kriminale te politikes dhe vet shtetit, i cili me njerz te inkriminuar ne drejtim vrau gjer personalitete shtetrore,si komisari i Shijakut,gjykatsin e Vlores…gjer besohet dhe deputetin Xhindi etj…Duhet kapur koha!Rama,me c’shikojme eshtë në nisje te mirë!Natyrisht duhet ndihmuar,pasi nje epoke shkaterrimtare u mbyll!…Për kete dikush duhet dhe te pergjigjet,pasi riciklimi tregoi se sa veshtire eshte të mos ndeshkohet e keqja e madhe!…

  • Mbase ke te drejte, L’Itali, mbase…

    por ne te vdekshmit mbajme mend se Rama e urrente e tallte e ironizonte Kadarene, shume me shume se deri me 23 Berishen e Nanon se bashku!

    Rama, Klosi, Trebeshina ishin bashke ne pertalljen madheshtore ndaj Gjeneralit te Arkivave si Arkapija qe duhet te çilen nje dite!

    Dhe, e beri minister kulture Nano…!
    Ekipi i Kultures Ministrore, deshmitari mes tyre, shkoi edhe ne Gjirokaster. Sekush na u kujtuaka se aty afer ishte shtepia muze e Shkrimtarit me te famshem shqipetar, ismail kadare.

    Ia shkuan ndermend Edit, minister kulture, qe rrudhi buzet, dhe e kapi ndjesia e te vjellit.

    “Po, mire, shkoni ju, shkoni tek femijeria e rinia e Gjeneralit. Sa te ktheheni ju, une po e zbraz nje lo..e shurre ketu, ne nderim te tij!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *