Armando Sadiku ishte heroi i Shqipërisë, në fitoren 2-3 ndaj Turqisë, në Antalia, me dy-golëshin e tij në pjesën e parë. Sulmuesi elbasanas vlerësoi shumë pasimet e Roshit, ndërsa pranoi se me të dhe Grezdën ndihet mjaft mirë në fushë.
“Unë futem në fushë gjithmonë për të dhënë maksimumin dhe për të shënuar, ndonëse jo gjithmonë ia dal ta çoj topin në rrjetë. Me Roshin luaj prej kohësh dhe kuptohemi mjaft mirë. Si ai, ashtu edhe Grezda arrijnë të driblojnë mirë dhe të krijojnë hapësira, ndaj ndihem mjaft mirë, sepse kam më shumë mundësi shënimi”, tha sulmuesi elbasanas.
