Australia voton pro lejimit të martesave homoseksuale

editor

Në qendër të Melburnit ka shpërthyer festa, dy muaj pasi një anketim i shtrirë në të gjithë vendin doli në përfundimin se shumica është në favor të legalizimit të martesave homoseksuale.

Rezultatet u bënë publike këtë të mërkurë nga Byroja Australiane e Statistikave që deklaroi se 61% përqind e popullsisë ka votuar pro lejimit të martesave gay.

Më shumë se 12.7 million banorë ose 79.5% e popullsisë morën pjesë në votim.

Ky është përfundimi i një fushate të gjatë për lejimin e martesave mes të njëjtit seks në Australi.

Duke folur pas publikimit të rezultatit kryeministri australian Malcolm Turnbull tha se vullneti popullor do shndërrohet në ligj përpara Krishtlindjeve të këtij viti.

“Australianët votuan pro dashurisë. Tani është radha e Parlamentit” – tha ai.

Lideri i Partisë Laburiste në opozitë tha se kjo anketë nuk duhej të ishte zhvilluar kurrë.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *