Xhafaj: Për policinë, buxheti më i madh në 10 vitet e fundit

Ornela

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh sot se operacioni i paralajmëruar nga policia “Forca e Ligjit” është dëshmi e angazhimit të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Aksioni forca e ligjit i miratuar se fundmi dëshmon vullnetin politik dhe institucional të qeverisë edhe agjencive të tjera ligjzbatuese në luftën pa kompromis të krimit të organizuar. Buxheti i alokuar nga qeveria për ministrinë e Brendshme për vitin 2018 është gjithashtu një tregues i qartë i vullnetit të kësaj qeverie për jetësimin e këtyre projekteve madhore. Ky është buxheti më i lartë të paktën 10 vitet e fundit me një rritje 70% krahasuar me vitin që sapo mbyllim. Do shkojë kryesisht për investime te teknologjia në fushën e hetimit dhe pajisjet shkencore, mungesë që ka ndikuar ndjeshëm në efektin e zbulueshmërisë së krimit”, u shpreh Xhafaj.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën Shkencore në Akademinë e Sigurisë, Xhafaj tha se për luftën kundër krimit të organizuar nevojitet më shumë bashkëpunim.  Ai e vuri theksin te reformimi i Akademisë si garanci për të përgatitur studentë dhe punonjës policie të aftë dhe të motivuar.

Share This Article
9 Comments
  • Me vjen mire qe buxheti per ministrine e brendshme eshte rritur sepse vetem keshtu siguria e vendit do jete ne nuvele te larta.

  • Me te rinj profesionista dhe te pergatitur me se miri e perkushtim do te ece dhe ky vend perpara.iku koha e perfitimit dhe hajduteve qe perfitonin nga pozitia ne kurriz te vendit

  • Ne gjithe keto vite buxheti i policose se shtetit ka qene cope cope dhe ankoheshin per sherbim pastaj.Me kete rrutje buxheti cdo gje eshte ne vuje te mbare.

  • po normale se kemi nje minister qe nuk e ka mendjen per te vjedhur po per te punuar.normal qe vendi do te shkoje perpara dhe do te kemi nje polici te denje

  • epo me ne fund po degjojm lajme te mira ne luften kunder krimit te organizuar.rritja e buxhetit do te thote shume dhe besoj se gjera te medha do te behen.

  • rritja e buxhetit tregon se puna eshte marre me seriozitet dhe devotshmeri.shpresoj te vazhdohet ne te njejtat ritme

  • Per te arrit ato qe duam na duhet nje buxhet i tille.mire e keni menduar,ajo qe nuk ju dha policise keto 20 vite ti jepet sot .

  • Buxhet te tille duhet te ishin krijuar prej kohesh . Pritet qe te behet nje lufte e madhe kunder krimit te organizuar e A-ja per te filluar eshte krijimi i nje policie profesioniste.

  • I lumtur dhe shpresplote qe me ne fund edhe nje drejtues i larte qe vertet ka interes te rrise besimin e policis ne komunitet dhebi thot gjerat ashtu sic jane pa i kamufluar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *