Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, gjatë operacionit të zhvilluar në Condemondo.
I arrestuari është 26 vjeçari Artur Tota pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit kokainë.
Policia ka sekuestruar në banesën e tij 112 doza kokainë e ndarë në dy kavanoza, peshore, telefona celularë dhe 1 300 euro.
Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari e shpërndante kokainën nëpër kavanoza qelqi të mbështjella me natriban ngjyrë kafe.
Më pas, ai fshihej në shkurre duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me klientët e zonave përreth qytetit.
Policia e ndoqi dhe pa se ai bënte të njëjtin veprim, duke lenë një tjetër kavanoz pranë një shkurreje tjetër.
Pas kësaj uniformat blu ndërhyn dhe e kapën mat shqiptarin, ndërsa ushtruan kontroll në banesën e tij.
