Një furgon i ngarkuar me lëndë narkotike të llojit kanabis është bllokuar sot nga policia në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit.
Mësohet se automjeti po lëvizte aksin Shkodër-Hani i Hotit dhe dyshohet se kishte për destinacion Malin e Zi dhe më pas Europën.
Policia në njoftimin e saj zyrtar pohon se bëhet fjalë për një sasi prej 70 kg drogë, ndërsa në pranga ranë Fatbardh Hoxha 26 vjeç, banues në Komes, Fushë Krujë dhe Kledi Xeka 29 vjeç ndërsa 3 të tjerë janë në kërkim.
Arrestimi i shtetasit Fatbardh Hoxha u bë pasi në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhe, Malësi e Madhe, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa të cilën e kishte në automjetin tip Golf 5 me targë AA077RZ.
Gjithashtu arrestimi i shtetasit Kledi Xeka u bë pasi në bashkëpunim me personat e tjerë i cili ishte në drejtim të mjetit Golf 5 me targa AA 911 RV po shoqëronin shtetasin Fatbardh Hoxha për transportimin e lëndës narkotike.
Ndërsa shtetasit e shpallur në kërkim sapo kanë parë policinë janë larguar, pasi të dy mjetet kanë qenë të parkuara tek karburanti.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorëve të tjerë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Haha o cfar gallate
Sa bukur
Bravo. Lajmi i shekullit21 sa bukur sa te lumtur jemi