Makina përplas motorçikletën tek “Ura Vajgurore ”, një i dëmtuar

Leda Hysa

Një aksident pa pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, ku një makinë ka përplasur një motoçikletë dhe ka dëmtuar drejtuesin e saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25, në vendin e quajtur Ura Vajgurore.

Një mjet tip “Benz”, me targa BR 0472 B, i drejtuar nga P.T., ka përplasur një motorçikletë me targa AD358, për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçikletës një 63 vjeçar me iniciale A.V,.

Drejtuesi motorit me iniciale A.V., është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit për të marrë ndihmë mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *