Durrës/ Ndalohen dy turq, drejt Italisë me pasaporta false

Leda Hysa

Dy shtetas turq, babë e bir dyshohet se kanë tentuar të largohen drejt Italisë me pasaporta të falsifikuara.

Ata janë ndaluar në portin e Durrësit dhe nga burimet policore mësohet se është arrestuar Abdullah Orge, 60-vjeç, banues në Turqi, dhe është nisur procedim penal në gjendje të lirë për babanë e tij, E.O, 84 vjeç.

Gjatë kontrollit për të udhëtuar nga Durrësi për në Ankona, janë kapur në Portin e Durrësit me pasaporta, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Fallsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *