3 filmat që duhet t’i shikosh këtë nëntor

DITA Online

Mudbound

Në “Mudbound”, regjisori Dee Rees (Pariah), ju bën të ndjeni lagështinë dhe baltën e Misisipit midis gishtërinjve tuaj nga fillimi i tij. Filmi është një dramë rreth kthimit të dy ushtarëve të Luftës së Dytë Botërore, një i bardhë, një me ngjyrë. Ata kanë ndryshuar; por Misisipi jo.

The Meyerowitz Stories

Adam Sandler dhe Ben Stiller, në rolin e vëllezërve Danny dhe Matthew, shkëlqejnë në filmin “The Meyerowitz Stories”, një dramë familjare, ku fëmijët e një artisti përpiqen të bëjnë paqe me egon e tij të madh, përpara se ai të ndërrojë jetë.

The Light of the Moon

Filmi shmang sentimentalizmin ose ndjeshmërinë në portretizimin e përpjekjes së dëshpëruar të një arkitekteje të re të Bruklinit (Stephanie Beatriz) për t’u përballur me pasojat e përdhunimit të dhunshëm dhe ndikimin që pati në marrëdhënien me të dashurin (Michael Stahl-David).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *