Pak humor për Parlamentin që iku

anazapta

Pas miratimit të tre ligjeve, krahas kartolinave, urimeve, tortave, në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, u paraqit nipi i Gim Salës, (budallait të famshëm) me një arkë me zilka të vogla, të bukura, si ato të pemëve të Vitit të ri.

– Merri, – i tha ushtarit, – janë dhuratë për ata që votuan tre ligjet.

Ushtari ia dha oficerit. Ai i numëroi dhe pa që ishin plot 139.

– Po një? – tha.

– Atë më të madhe, ia dërguam veçmas të Madhit. Pasi e falënderoi, e pyeti ku i kish marrë.

– Në një Muze të Francës. Franca zemërmadhe, e di ti.

– Po, për çfarë përdoreshin? – U shty kureshtja.

– Nuk e di? – erdhi përgjigjja. – Si ka mundësi, je edhe oficer?!

– Epo, ja që s’e di.

– Këto mor vëlla, ua varnin në qafë lebrozëve që njerëzit sa t’i dëgjonin, të largohesin me vrap, mos merrnin infeksion.

– Domethënë që këta tanët… – u murrëtye oficeri.

Po, ndërkohë, postieri qe larguar me vrap.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *