Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar sot gjykatës dënimin me 57 vite burg 5 të akuzuarit e dosjes Lazarati.
Ata u arrestuan në vitin 2014 gjatë ndërhyrjes së policisë në këtë fshat të akuzuar për kundërshtim me armë të forcave të rendit dhe kultivim e trafikim të lëndëve narkotike.
Në përfundim të gjykimit, organi i akuzës kërkoi 14 vjet burg për Arbion Alikon, 11 vjet burg për Alfred Prokon.
Për të pandehurin Gurgaz Skënderi u kërkua dënimi me 13 vjet burg, për Beqo Brahimajn 8 vite burg, ndërsa për Enriko Skënderin prokuroria kërkoi dënimin me 11 vite burg.
Të pandehurit akuzohen për sulmin me armë ndaj efektivëve të RENEA-s gjatë operacionit antikanabis të zhvilluar nga policia dy vjet më parë në Lazarat.
Ata konsiderohen si bashkëpunëtorë të Gate Mahmutajt, procesi për të cilin u zhvillua i ndarë.
Pretenca e sotme nuk ka lidhje me vrasjen e oficerit të policisë Ibrahim Basha një vit më pas në Lazarat.
