Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat ka denoncuar atë që ajo e quan thyerje të traditës për përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri.
Deklarata e plotë e PD
Që në vitin 2011, qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim Europian.
Ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale maxhorancë-opozitë të anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë, deri më 14 nëntor 2017, kur qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me përfaqësuesit e saj, si Ditmir Bushati e të tjerë, por pa opozitën. Kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, Genc Pollo, nuk iu dergua ftesë.
Ky veprim nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, as në Bruksel e as gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie, e cila po rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur, duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit.

Cfar I duhen SHqiperis perfaqesuesit e PD qe eshte jo me teper e as me pak nje aglomerat hajdutash,vrasesish,mashtruesish e grindavecas, pa perjashtuar edhe genjeshtaret ndofta me te medhej ne bote.Fatkeqesi.
Ju te stabilitetit per destabilitet.Harruet kerkesat per te mos hapur bisedimet e Shqiperise per ne BE.Derguat te fameshmin nji fare bumc bumcit.Qe kur nxorri llumhane nga goja u cuditen edhe te pranishmit e shteteve te BE.
Perjashtimi asht pak qe ankoheni.Ju duhet te perjashtoheni edhe nga teritori i vendit qe ti shpetoni vettingut e te strehoheni ne vilat e Beogradit e te msokovit.I vetmi favor qe ju shpeton nga ekzekutimi qe e meritoni si i vorfni buken.
Me qe jeni kunder integrimit, kane bere shume mire qe nuk u marrin si ferra neper kembe.
P.D do qe te beje “cfaqe”edhe ne Bruksel , sic ben ne parlamentin shqiptar .
Kane bere aqe mire qe s’ju a vershellyen fare sa me s’ka
Per cfare t’ju merrnin? Qeveria shkon ne Europe qe ti mbushi mendjen Europes per pranimin e Shqiperise ne BE juve po te ishit te pranishem do te kerkonit tu mbushnit mendjern europian\eve per te kunderten!?
Juve jeni me djallin nuk jeni me engjellin.