Lituania prezanton prioritetet: Të pamundurën që Shqipëria të marrë statusin

redaktor

Shqipëria ka marrë mbështetjen e presidentes së radhës së BE-së, Lituanisë, për statusin e vendit kandidat dhe proçeset integruese në Union. Në mbledhjen e Parlamentit Europian, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës 6 mujore, Ministri i Jashtëm lituanez garantoi mbështetje të plotë për Shqipërinë.

Linas Antanas Linkevicius tha se Lituania do të bëjë gjithçka për të mundësuar që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat dhe për t’i mundësuar Maqedonisë hapjen e negociatave.

“Ne do të përpiqemi të nxisim avancimin e shqiperisë. Unë thashë që statusi i kandidatit nuk është i thjeshtë. Shqipëria e kaloi provimin me zgjedhjet. Por le të lëmë forcat politike që të kryejnë këtë tranzicion të butë që është i rëndësishëm për tu bërë. Shresoj që partitë politike t’ia dalin. Shresojnë se ato të tregojnë përgjegjësine e tyre. Dialogu midis tyre është i rëndësishëm. Nuk jam skeptik, madje jam pozitiv por kjo është ajo që presim nga Shqipëria” tha Ministri i Jashtëm lituanez.

Linkevicius gjithashtu ka bërë të ditur se pas dy javësh do të nisë një vizitë në rajonin e Ballkanit. “Presidenca lituaneze e BE-së do të jetë “e angazhuar fort” për të çuar përpara procesin e pranimit në Ballkan” – deklaroi Ministri i Jashtem lituanez.

“Ne do të jemë të paanshëm, por në të njëjtën kohë konstruktive dhe proaktive,” – tha kreu i diplomacisë lituaneze, duke vënë në dukje se së shpejti do të fillojë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën.

Gjithashtu dhe Eurodeputetët u shrehën më pak skeptike në këtë drejtim,vecanërisht për grupin drejtues që ndoqi nga afër zgjedhjet e 23 qershorit. Eduard Kukan, kreu i delegacionit të BE për Europën Juglindore dhe kreu i vëzhguesëve ad hoc për zgjedhjet e 23 qershorit tha se nëse liderët politike sillen ashtu si tani, atëherë kjo do të rrisë shanset e Shqipërisë për marrjen e vendit kandidat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *