Sot bilbil gjyzari,
me këngë na ka zgjuar,
se kishte ca kohë,
që nuk kish kënduar!
Nisi sa u shuan,
gjithë zërat e natës,
bilbili këndon,
sipas situatës!
Mundet të dëgjojë,
dhjetra thashetheme,
po bilbili vetë,
s’thotë lajme të rreme!
Atë s’e ndikojnë,
kampet politike,
di ta kuptojë vetë,
një gjendje kritike!
E kupton pse ka,
surrate të nxira,
kur për ne Brukseli,
thotë fjalë të mira!
Fjalë që e nxjerrin,
Lulin si idiot,
ndaj bilbil’ i vogël,
qan e qesh me lot!
Lulashi po shkruan,
traktat për partinë:
“Rreziku i Brukselit,
përmbi Shqipërinë!”
Bilbili e nxit,
shkruaj-Luli-shkruaj,
se Rama tani,
ka blerë çdo të huaj!
Shkruaj-Luli-shkruaj,
pa t’u dridhur syri,
vlen hashashi ynë,
më shumë se floriri!
Shkruaj Nastradin,
ta mësojë Bota,
një rrënjë hashashi,
vlen njëqind lingota!
Sa njëqind lingota,
lingota prej ari,
nga ky lloj mademi,
u fundos dollari!
U fundos dollari,
e mbyti lingota,
u blenë pa problem,
qindra-mijëra vota!
Hashashi u fut,
në rezervë të shtetit,
si një zë i fshehur,
i mega-buxhetit!
Rama ka rezerva,
edhe për tre vjet,
që do pasqyrohen,
çdo vit në buxhet!
Rezervës çdo vit,
do t’i rritet vlera,
saqë do të blihen,
dhe zgjedhjet e tjera!
Noc Rrokun do kapi,
Shtëpia Qendrore,
në zgjedhjet lokale,
edhe kuvendore!
Ndaj ka vënë kujën,
Luli shkretëtira,
se hashashi i Ramës,
prapë do bëjë çudira!
Se hashashi i Ramës,
do bëjë mrekullinë,
do të korruptojë,
edhe FBI-në!
Bota nuk ka zëra,
pro shokut Lulash,
sepse i ka blerë,
Rama me hashash!
Gjatë do rrinë në çadër,
Mona me Lulashin,
sa Rama të ketë,
aleat hashashin!
A. Duka

Po pres te dale Plaku xhuxh ma xhuxh,kjo peshtirosje e shqiptareve, qe ne linkun qe ka zgjedhur,halea e haleve te botes…
Epo meqe po pret, te qifshin te gjithe shqiptaret o Shqipe=Pelivani.
Kur t’mungon argumenti,
s’mban’ mend ç’thua…
Fyt,m’a bere gjyshen ,
nga pas me thua…..
Je i madh,o poeti i vegjelise Arben Duka!
Jam ish ushtarak ne pension dhe deshiroj te pij nje kafe me ty,por nuk kan ndonje numer kontakti!
Do isha i lumtur t’u takoja!
NUK ESHTE VETEM HASHASHI O MUT BEJTEXHIU
POR EDHE KOKAINA E XIBRAKES O POET FIRIFIU
BEJ T’FALA SAJME QORRIT DHE TAULANT BERRIT
SE LULU KAMARIERI ESHTE SIGURIMS I ENVERIT
Kur t’mungon argumenti,
s’mban’ mend ç’thua…
ndaj,fyt m’a bere gjyshen ,
nga pas me thua…..