Qipro: Shqipëria të plotësojë kushtet para votimit në BE për statusin

redaktor
Shqipëria duhet të plotësojë masat kyçe të mbetura për ti hapur rrugë votimit të vendeve të BE për marrjen e statusit. Ka qenë ky apeli i radhës i ministres së Jashtme të Qipros, Erato Kozakou Marcoullis, gjatë takimit në Nikosia me ministrin shqiptare të Integrimit, Majlinda Bregu.

“Në këtë frymë, në mbledhjen e radhës të Këshillit Europian, do të shqyrtohet ndër të tjera edhe rekomandimi i Komisionit Europian për dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë. Për këtë arsye, Shqipëria duhet të plotësojë masat kyçe të mbetura për ti hapur rrugë votimit të vendeve anëtare për dhënien e statusit”, ka deklaruar Marcoullis.

Nga ana e saj ministria Bregu e njohu zonën Marcoullis me arritjet e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *