Ish-shefi i Shtabit: Çfarë ndodhi me 4 komandot në Mbretërinë e Bashkuar

Dita

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneral Jeronim Bazo ka treguar çfarë ka ndodhur saktësisht me katër ushtarakët shqiptarë, pjesë e trupave komando që ndodheshin në Mbretërinë e Bashkuar në një stërvitje në formë kompeticioni. Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Bazo tha se ushtarakët kanë mbyllur me sukses stërvitjen, ndryshe nga ekipi tjetër në vitin 2013 që dështoi por nuk janë grumbulluar më. Ai tha se largimi i ushtarakëve nuk është një fenomen dhe se ka pasur raste sporadike.

Përse kërkohet gjithnjë e më tepër të lihet ushtria?

Nuk do të thosha që është një fenomen masiv i lënies së ushtrisë.

Ama shprehje të madhe të dëshirës ka…

Duhet ta shikojmë nga të dyja anët, në hyrjet e reja dhe daljet. Pra, duhet parë i tërë procesi. Jam i sigurt që Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm tani që flasim ne janë duke e analizuar me qetësi, me hollësi për t’i shkuar deri në fund fenomenit, për të rianalizuar dhe për të riparë të gjithë procedurën, që nga hyrja deri në dalje. Çfarë problemesh ka, ku çedohet, ku janë vrimat, si mund të rregullohen çështjet ekonomike. Motivimi, incetivat që do t’i afrohen pjesëtarëve të FA-ve për të na shërbyer dhe për të na përfaqësuar me nder si deri sot.

Çfarë motivimi kanë sot komandot?

Duhet sqaruar edhe një gjë tjetër që përbërja e këtij ekipi dhe më lejoni që unë ta rikuadratoj dhe fokusoj, mbase publiku i gjerë mbase nuk e di mirë. Mendon se mbase është një nga vajtjet në mision ose çfarëdo qoftë. Këtu bëhet fjalë për një stërvitje që ka dhe formën e kompeticionit që zhvillohet në Uellsin Qendror në Mbretërinë e Bashkuar dhe stërvitja quhet “Patrullimi në lartësitë e Cambrias” (Cambrian Patrol). Është një ushtrim dhe stërvitje e mirënjohur në të gjithë botën tashmë, që zhvillohet në Uellsin Qendror prej më se 50 vjetësh. Me kalimin e viteve ka filluar të jetë e hapur edhe për pjesëmarrës ndërkombëtarë. Pra është një test, është një provë për të parë se sa mirë i zbaton në terren aftësitë e fituara gjatë stërvitjes në vendin tënd.

Aty shkojnë mbi 20 vende që dërgojnë ekipet e patrullimit dhe më lejoni t’ju them që në rastin e Shqipërisë ne këtu e kishim për herë të dytë, mbasi për herë të parë kur shkuam, ishte viti 2013 në mos gaboj, nuk humbi rrugës si këta tanët por humbi rrugën gjatë stërvitjes, çfarë na dëshpëronte vërtetë. E morëm seriozisht gjithë këto vite për t’u përgatitur dhe për të marrë pjesë denjësisht dhe për të dalë faqebardhë nga 48 orëshi i kësaj stërvitje kaq dinjitoze që zhvillohet tradicionalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Për hir të së vërtetës ky ekip prej 11 vetash në mos gaboj, bashkë me komandantin e tyre doli këtë radhë faqebardhë, e mbylli patrullimin në lartësitë cambrian, ndërkohë katërshja dështoi ose nuk u paraqit në pikën e grumbullimit për t’u kthyer në atdhe. Pra, mbasi kryen me sukses detyrën, vendosën të zhvishen nga uniforma dhe përgjegjësia që mban ajo dhe të kthehen në emigrantë të rëndomtë. Ky është problemi që unë nuk do t’ua falja.

A mbetet një vend joshës Britania e Madhe për këta ushtarakë, ndoshta edhe SHBA-të?

Do të thosha që ka qenë një periudhë kur vërtetë SHBA-të ishin një shënjestër joshëse dhe kemi pasur probleme nga fundi i viteve ’90, fillim i viteve 2000 sidomos kur dërgonim ekipe të mëdha për t’u  stërvitur së bashku me partnerët. Ka pasur cedime, ndonjë dezertim ose mbetje. Kurse në Mbretërinë e Bashkuar ne kemi rritur vitet e fundit jashtëzakonisht bashkëpunimin, por nuk është shoqëruar me të tillë fenomen.

Pra ju gjatë detyrës suaj nuk keni hasur në një situatë të tillë?

Nuk e kam pasur për fat të mirë, por që nuk do të thosha sërish që është momenti për të baltosur punën, përgatitjen e FA-ve, pavarësisht nga kjo shuplakë e fortë.

Share This Article
7 Comments
  • Pothuajse 30% e FA SHQIPTARE Duan të lirohen nga FA (Forcat e Armatosura) por nuk u lejohet.
    Është TURP që një antar i FA SHQIPTARE të marrë 220 paund në muaj, pra as 400 lekë të vjetër,. Sigurisht që rroga e ulët nuk justifikon në asnjë mënyrë dezertimin, pasi USHTARËT e dinin që në fillim pagesën.

  • UA,CFARE THUA.

    PERSE VERTET, E???!!

    TALLNI BYTHEN, ME 200 EURO NE MUAJ, NUK

    PI DOT KAFENE E MENGJESIT, E JO TE

    NDERTOSH JETEN.

    JU LUMTE CUNA, U TREGUAT TE ZGJUAR,

    SAPO JU DHA MUNDESIA PER NJE JETE ME TE

    MIRE E SHFRYTEZUAT.

  • Cfare gjenerali eshte ky qe ben sqarimin sikur te ishte kapterr?
    Shume fjale per te mos thene asgje!
    Doni me shume per Belul Gjeraqinen eshte kjo!
    Cfare e pyert gazetari dhe cfare derdellit ky i shkreti!
    Suksese thote mavria dhe nuk thote se pse dezertuan,arsyeja financiare,morale dhe profesionale!
    Ja kjo eshte ushtria e sotme me shume gjenerale sa nje kapterr dhe pak ushtare si rezervistet dikur!
    Pordhe te medha keni sot o gjeneral,por nuk dini me shume se sa Osman Gazepi dikur!

  • Nga biseda me nje ushtarak te formuar ne kohen e demokracise . Pjesa me e madhe e te dezertuarve nga 1995 e deri me sot kane arsye te forta botkuptimore. Cdua te them me kete .Deri me sot qe po flasim per keto dhe shume te tjera qe sdalin ne drite e kane zanafillen tek shperfillja e FA me ardhjen ne pushtet te Pd .Ndryshimet politike ne Shqiperi ,ku shume aspekte te ekonomis dhe siguris kombetare kishin degraduar. Cdo gje u renua nga koncepti idotesk i klases politike qe drejtonte vendin . U fut ne radhet e ish FA ndjenja se tani Shqiperise nuk i duhet ushtria e kohes se qepes. Ajo ,me ndihmen amerikane dhe te Aleatve Evropjan, do te rikompozohet per te patur nje ushtri solide e moderrne .Ne fakte ndodhi e kunderta .Pd beri nje fshese te thelle duke debuar mjafte kuadro te afte e te edukuar ushtarakishte per ti sherbyer atdheut dhe e mbushi boshllekun me ushtarak “A ka dru me pre”. U pa qarte se reforme modedrrne ne FA nuk do te kishte por shkaterim dhe te atyre strukturave solide qe kishim mbetur. Nga 1991 e deri ne 2005 FA ishin inegzistente.Ne kete periudhe kemi nje semundje te re. Student ushtarak ,miq te kupoles, formoheshin ne shkollat e vendeve te NATOs dhe me perfundimin e studimeve nuk ktheheshin ne strukturat e ushtrise .Nuk do shume mendje te gjukohet per keto dhe shume te tjera .Kushtet ku studjonin dhe ushtrit qe shikonin ishin si nata me dite ne vendin e lindjes .Si mund ti bindete, politika jone, se kjo qe po ndodh ne FA eshte normale. Z’dua te numeroje ,vazhdon ushtaraku , se cfare katraure ishte ne trajtimin e FA. Vetm nje fakte po tju sjell .Ushtaret merrnin me vete carcaf nga shtepia ne gazermat e ushtrise . Kishte nga ata qe nuk flinin ne repart por tek te afermit ose ne shtepite e tyre .Per cfare ushtrie flasim tani ?
    E degjova me vemendje dhe u ligeshtova shume . Jo se nuk i dija keto . Kam patur rastin te degjoje edhe me keq por nuk me shkonte mendja qe keta ushtarak te trajtuar ne formacjonet e Aleatve tane te katandisen ne kete fare gjendje qe dezertojne . Nuk ke se cfare gjukon tani .Kane te drejte apo duhen denuar .
    Kjo semundje teper e rezikshme duhet ndalur .Ka shume arsye qe qeveria Rama ta ndali renimin e ushtrise e te veproje menjehere per te ngritur nje ushtri prestigjoze . Ne se nuk i dalin fondet te mbaje aq sa mund te mbaj por me kushte e pagesa shume here me te mira se ato qe jane sot .Te zhytemi ne borxhe por kete degradim te FA ta ndalim se do te jete me pasoja katastrofike .

  • Ushtaret sot nuk i rekrutojne me force,Ata bejne kerkese,dhe nenshkruajne kontrate mbi te drejtat dhe detyrimet ne rradhet e FA;kane pranuar kushtet edhe pagen qe ju jepet,….prandaj jane te mirepercaktuar me ligj si rekrutimi edhe largimi……

  • Ky mavria nuk tha asgje per cka u pyet. I ra rreth e rrotull po vetem brockulla. Nuk eshte keq te pyesni shefin e ri te shtabit. Mase ju thote ai ndonje gje. Pyeteni se dhe ai ne ajer qendron. Keta jane gjeneralet shqiptare qe ndertojne dhe stervisin ushtrine tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *