Meta në Maqedoni/ Takim me Ivanov, Zaev e Xhaferin

Ornela

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nis sot një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë kësaj vizite, Meta do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev edhe me liderët e partive parlamentare maqedonase.

Në takimet me zyrtarët më të lartë të shtetit maqedonas, Meta do të flasë për bashkëpunimin dypalësh dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve. Gjithashtu, Presidenti i Republikës do të vizitojë edhe Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *