Shupenzë/ Asfiksimi nxënësve, pezullohet për 3 ditë procesi mësimor

Leda Hysa

Testimi i sistemit të ngrohjes në shkollën Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës , për pak sa nuk ka shkaktoi tragjedi në shkollën 9-vjeçare.

Pak ditë më parë 60 nxënës u asfiksuan nga tymrat që çliroi vënia në punë e sistemit ngrohës me pelet. Gjatë provës, ka pasur rrjedhje gazi nga kaldaja e godinës, duke shkaktuar asfiksi te nxënësit e 9-vjeçares.

Si rrjedhojë, Instituti i Shëndetit Publik ka kërkuar pezullimin e mësimit, pasi vijon testimi i kaldajave në shkollë.

Mësimi nuk ka nisur ende në këtë shkollë dhe është shtyrë me 3 ditë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *