Drejtori i zyrës për Europën Jugore dhe qëndrore në DASH, Jonathan Moore ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e konsensusit politik dhe ecurinë e reformave. Ai është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa.
Në takim u diskutua rreth situatës politike në vend dhe nevojës jetike që ka Shqipëria për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Moore ka shprehur dhe një herë mbështetjen e SHBA-ve për proceset integruese të Shqipërisë.
Oketa nga ana e tij konfirmoi pozicionin e FRD-së për një politikë të moderuar si brenda dhe jashtë vendit, duke evituar retorikat konfliktuale, si dhe për të forcuar zbatimin e ligjit.
