Elbasan, plagoset me thikë një 17-vjeçar, në kërkim autori

redaktor

Një 17-vjeçar është plagosur me thikë sot në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur  në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” ku 17-vjeçari D.Zdrava është qëlluar me thikë nga shtetasi Agron Koburja.

Sipas policisë dyshohet se dy të rinjtë janë grindur fillimisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës nga ana e shtetasit Agron Koburja.

Menjëherë i riu është dërguar në spitalin rajonal ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit të plagosjes së tij.

Ndërkohë uniformat blu po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *