Basha: Dako është kapur “mat” nga ndërkombëtarët

DITA Online

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se pas ish-ministrit Saimir Tahiri, Kryeministri Edi Rama tashmë po mbron kryetarin e Bashkisë së Durrësit, i cili sipas tij u kap ‘gafil” nga ndërkombëtarët duke blerë votat.

Sipas kryetarit të PD-së, kryebashkiaku i Durrësit është kapur jo vetëm nga shërbimet inteligjente, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

“Shërbimet inteligjente dhe ato partnere kanë kapur gafil Dakon, që u ka premtuar tendera kriminelëve me miliona euro për të blerë dhe vjedhur votën për Partinë Socialiste”, deklaroi ai.

Basha thotë se kjo është edhe arsyeja e largimit të prokurorit që po hetonte çështjen, por edhe të vetë ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Likës.

“Këto prova janë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këtë fakt e di Gjushi dhe mentori i tij, Edi Rama. Për këtë arsye ata ndërhynë për të larguar prokurorin që po hetonte këtë aferë kriminale. Kjo është një nga çështjet ku gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur të shefit të inteligjencës shqiptare. Rama po përpiqet të shpëtojë Gjushin dhe gjushët e tjerë dhe përmes presionit kriminal ka larguar prokurorin Anton Martini, që po e hetonte çështjen”, u shpreh ai.

Kryetari i PD-së i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm që të thotë para qytetarëve nëse lëvizja e Anton Martinit është bërë për këtë arsye apo jo.

“T’u thotë qytetarëve nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë nën presionin kriminal të Edi Ramës apo jo”, tha ai.

Share This Article
3 Comments
  • Dako,eshte antishqiptari me i madhe ne Shqiperi.Ai punon per interesa te nje vendi finje.Mbrenda 3 vjetesh tre here e ka prishe rrugen e plazhit dhe cdo vjet i hedhe beton nga firma e tije.Ndaloj autobuset e Kosoves,shkaterron Durresin vetem per perfitime personale,asnje pune nuk e bene me standart.Ai eshte i pari qe duhet te pergjigjet para VETINGUT dhe te vleresohet prejardhja e pasurise te ketei shkurtabuqi.

  • Shpif o shpifesire se me te thelle do ta japin humbjen shqiptaret ne 2021 derisa te shporret kjo fare e keqe nga Shqiperia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *