8 truke bukurie që do të kishit dashur t’i dinit më herët

Pranvera Kola

Për të mos shpenzuar shumë është e nevojshme të dimë disa truke bukurie të thjeshta. Ne po ndajmë me ju disa prej tyre, të cilat do ju bëjnë të dukeni të bukura brenda disa minutave.

Për flokë të pastra
Shtoni pak kripë në shampon tuaj dhe flokët tuaja do të jenë më të pastra.

Qerpikë të gjata
Përzieni bashkë vitaminë E dhe pak aloe vera. Aplikoni këtë përzierje tek qerpikët natën dhe pas një muaji do të shihni ndryshime befasuese.

Qeset e zeza të syve
Përzieni një lugë të vogël kafe me vaj kokosi. Aplikoni këtë maskë 3 herë në javë dhe qeskat do të zhduken.

Forcues për thonjtë
Ky problem mund të zgjidhet lehtësisht duke përzier vajin e kokosit, mjaltin dhe pak vaj. Aplikoni këtë përzierje në thonjtë tuaj dhe së shpejti ato do të bëhen të gjatë dhe të shëndetshëm.

Pikat e zeza
Ju duhet të përzieni miellin, mjaltin dhe ujin e ngrohtë. Aplikojeni me një pambuk në zonën problematike. E shpëlani pas 10 minutash.

Njollat e lëkurës
Për ta zgjidhur këtë problem përdorni vazhdimisht fetat e patateve. Kështu do të eliminohen bakteret e dëmshme dhe lagështira e vazhdueshme.

Djegia nga dielli
Shumë shpesh në verë, ne e ekspozojmë lëkurën tonë pa përdorur krem mbrojtës. Soda do të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve dhe skuqjes.

Vazelinë
Me moshën, lëkura fillon të humbasë kolagjenin dhe gjoksi juaj fillon të përkeqësohet. Për të parandaluar këtë, aplikoni vazelin çdo natë dhe ajo do të kthejë elasticitetin tuaj të lëkurës. /shije.al

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *