Sigurohen shërbime sociale për 580 fëmijë në situatë rruge

Pranvera Kola

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës së zhvilluar në qendrën “Shkej” ku trajtohen fëmijët në situatë rruge dhe ata me probleme social-ekonomike, ka konfirmuar angazhimin e Qeverisë për të ofruar shërbime të integruara për fëmijët në rrezik nga të gjitha format e abuzimit, shfrytëzimit apo neglizhimit.

Sipas ministres, falë punës së bërë nga strukturat përkatëse në terren, rreth 580 fëmijë në situatë rruge kanë marrë shërbimet sociale të nevojshme për ta dhe familjen e tyre. Gjatë vitit të fundit, 218 Njësite e Mbrojtjes se Fëmijëve kanë menaxhuar mbi 1400 raste të fëmijëve në rrezik abuzimi, dhune, shfrytëzimi apo neglizhimi, 722 prej tyre, raste te reja.

“Nuk mund të lë pa përmendur se këtë vit shkollor, ja dolëm të regjistrojmë në shkollë 208 fëmijë në situatë rruge. Por, kjo arritje do të ishte e paplotë nëse nuk arrijmë të sigurojmë riintegrimin e plotë të familjes. Në fakt, shifrat tregojnë se nga fëmijët e identifikuar në situatë rruge për vitin 2016, ku 103 prindër të fëmijëve në situatë rruge, u punësuan”, ka vënë në dukje ministrja e Manastirliu. p.k/dita 

Share This Article
1 Comment
  • Ky lajm të gëzon!
    Kur t’ju sigurohet jetesa të gjithë fëmijëve e jo vetëm atyre që kanë dalë si të pastrehë në rrugë.
    Të gjithë jetimët duhet të përfitojnë pension e jo vetëm ata, që i patën prindët në gjendje pune para se të vdisnin.
    Kjo shqipja e gazetës….në gjendje rruge….lë për të dëshiruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *