Nis vettingu, nën kontroll aktualisht 13 prokurorë, mes tyre Llalla

Dita

Prej disa ditësh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur nga puna për kontrollin e dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Aktualisht në filtër po kalohen dosjet e perzgjedhura me short të 13 prokurorëve të cilët janë kandidatë për KLP dhe KED.

Në Prokurorinë e Përgjithshme janë përzgjedhur për tu kontrolluar nga  tre dosje për kreun e akuzës Adriatik Llalla, për  anëtarin e KED Rovena Gashi  si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Kosta Beluri, Anila Leka, dhe Arben Dollapi.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procesit të vettingut po i nënshtrohen Besnik Muçi, Gentian Osmani dhe Gentian Trenova.

Ndërsa tek Prokuroria e Tiranës po kalojnë në këtë proces kontrolli Dritan Rreshka, Antoneta Sevdari,  Shpëtim Kurti, Arben Nela dhe Adriatik Cama.

Gjyqtarët dhe prokurorët që kandidojnë për KLP dhe KLGj janë të parët që do t’i nënshtrohen konrollit dhe me pas në filtër do të kalojnë të 800 gjyqtarët dhe prokurorët që janë aktualisht pjesë e sistemit të drejtësisë.

Me short janë përzgjedhur më parë dhe dosjet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetueses, Gjykatës së Lartë.

 Emrat nën vetting

PROKURORIA E PËRGJITHSHME

Adriatik LLalla

Rovena Gashi

Kosta Beluri

Anila Leka

Arben Dollapi

PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA

Besnik Muçi

Gentian Osmani

Gentian Trenova

PROKURORIA E TIRANËS

Dritan Rreshka

Antoneta Sevdari

Shpëtim Kurti

Arben Nela

Atriatik Cama

Share This Article
2 Comments
  • Po Kryeprekurorin e Shqiperise,Kryetarin e Shikut te Shqiperise ,Kryekrimin e Shqiperise,Burin e shtetit te ambaades kineze a do ta kape Vetingu apo ky i fundit ze vetem peshqit qe s’ka ngerne peshkaqeni Berishe!

  • Po tani kush do ti mbuloje hallet tuaja more trimat e xha JAHOs .Lista e zeze do vazhdoje te nxihet me keq.Se kishit menduar kete dite qe do vinte?RROFTE SHQIPERIA dhe POPULLI SHQIPTAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *