Ndotja, udhëzim për pikat e skrapit brenda datës 1 janar 2018

Pranvera Kola

Ndotja e shkaktuar si pasojë e vakuumit ligjor për pikat e grumbullimit të skrapit do të shmanget. Po ashtu nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm, duke nisur nga një janari i vitit të ardhshëm do të bëhet i mundur edhe reduktimi i importit dhe prodhimit të qeseve të pariciklueshme. Masa këto që do të ndërmerren në kuadër të operacionit të nisur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për pastrimin e Shqipërisë.

‘’Vetëm në kryeqytet duke punuar së bashku me Bashkinë e Tiranës kemi inspektuar 180 pika, që grumbullojnë papastërti në mënyrën sesi funksionojnë. A ka munguar strategjia? Nuk ka munguar. Ka një strategji, e cila është miratuar që para pesë vjetësh se çfarë do të bëjmë me makinat në fund të jetës, ka po ashtu një ligj, ligji i vitit 2012 për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili ka një nen të tij që thotë qartazi sesi duhet vepruar me makinat në fund të jetës. Ka edhe një vendim qeverie. Vendim i vitit 2012 po ashtu i cili specifikon me detaje se çfarë duhet bërë. Po ky vendim ka një pikë të tij i cili thotë që ministri i Mjedisit duhet të nxjerrë një vendim i cili përcakton çfarë strukture duhet të kenë këto pikat e grumbullimit të skrapit. Kjo pikë nuk është zbatuar dhe i gjithë sistemi nuk funksionon vetëm nga një vidë e hequr në një vendim qeverie i cili strategjinë, ligjin vendimin e qeverisë dhe të gjithë këtë punë për të pastruar këto pika e ktheu në zero”, ka deklaruar ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, gjatë aktivitetit të prezantimit të operacionit për pastrimin e Shqipërisë ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Në këto kushte, brenda 1 janarit, ministri i Mjedisit do të përcaktojë udhëzimin sesi duhet të jetë një pikë grumbullimi skrapi. p.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *