Bashkia e Vlorës njoftoi se do të nisë aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Sipas njoftimit të Bashkisë, sot në orën 07:00 do të prishen ndërtimet pa leje në Llogora, për të vijuar më pas në Vlorë dhe në pyllin e Sodës. Vendimi vjen menjëherë pas takimit mes bashkiakëve të bregdetit me kryeministrin e zgjedhur Edi Rama dy ditë më parë. Edi Rama deklaroi se qeveria e tij do të jetë e pamëshirshme me çdo ndërtim pa leje në bregdet. Në një takim të zhvilluar me kryetarët e bashkive dhe deputetët socialistë të zonave bregdetare, Rama tha se duhet rrafshuar çdo ndërtim pa leje që cenon perspektivën e bregdetit, veçanërisht ato të shfaqura gjatë vitit të fundit. Nga ana e tyre, krerët e bashkive të zonave të bregdetit deklaruan se duhet rishikuar ligji i ndërtimeve dhe ai i legalizimeve që bien ndesh në disa pika me njëri-tjetrin. Kreu i PS theksoi gjithashtu se duhen ndryshime të vendosura ligjore në mënyrë që cikli i ndërtimeve pa leje të mbyllet njëherë e mirë. “Nëse cikli nuk mbyllet nga ndëshkimi i godinës tek ndëshkimi i autorit të veprës pa leje, ato do t’i kemi përditë në zhvillim. Nëse cikli nuk mbyllet nga lajmërimi deri tek ndëshkimi, ato do vazhdojnë ‘të mbijnë’ në tërë territorin”, tha Rama.
Shembet sot ndërtesa të ballkoni i Llogorasë, gati dhe pallati në det
Instancat shtetërore vihen më në fund në lëvizje për një ndërtesë e cila kishte nisur të ndërtohej në Qafën e Llogorasë jashtë çdo lloj kriteri teknik dhe pa një leje të posaçme. Burime për gazetën “Dita” bëjnë me dije se bashkia e Himarës nën kujdesin e kryeministrit të zgjedhur Edi Rama, do të nisë aksionin për shembjen e kësaj ndërtese sot në orën 7 të mëngjesit dhe do të pasohet edhe me shembjen e ndërtimeve të tjera në atë zonë. Zona në të cilën është ngritur kjo ndërtesë është mjaft e famshme në Qafën e Llogorasë, sapo kalon pikën më të lartë të saj dhe pastaj befas të shfaqet para sysh deti. Një shesh i zgjeruar në anë të rrugës ka shërbyer për vite të tëra si një vend ku turistët e befasuar nga pamja madhështore ndalonin dhe bënin fotografi. Po ashtu mësohet se planet e bashkisë së Vlorës është
dhe shembja e pallatit që është ngritur në det në zonën e Ujit të Ftohtë. Nga të gjithë, ky pallat njihet si pronë e Lulëzim Bashës që në fakt është ndërtuar nga vjehrri i tij, Xhaferr Isufi. Kryebashkiaku Gjika, dje me një postim në rrjetet sociale, u shpreh se do të shembet javën tjetër, por më pas e fshiu duke thënë se ai pallat nuk ka një leje nga ai. Burime për gazetën Dita bëjnë me dije se pallati do të shembet me dinamit duke marrë shembull shembja e kazinove gjigante në Las Vegas. Në gjuhë teknike kjo lloj shembje quhet “shpërthim i komanduar i strukturës”. Aksioni do të vijojë për gjatë gjithë këtyre ditëve nga bashkitë e qyteteve ndërsa në shtator do të merret vendim për ato objekte pa leje që janë në territorin nën administrimin e qeverisë.

Ne tok gjith pallatin e ktij bashibozuku me Emer “Basha” Hoxha djali i Enver hoxhes!
Mos lini as edhe nje gur themeli per kta shkerdhata,bijte e kurvave te mbushur me pushtetin e ngjyres Blu!
kusur mos u lini kusareve e kane bere vendin tone si prone te tyren tradhetaret e kombit
Po mire nga e mori lejen LUL BASHA;nga bashkia e Londres?PO ME BATERDINE QE PO BEHET NE MES TE DITES ME LULISHTEN E ‘TRE RACAVE’ PSE NUK FLITET?8500 m2 LULISHTE PO SHKATERONEN DHE DOTE NDERTOHEN PALLATE,MEJEN TUAJ DHE ‘MOSDITJEN’ E z.EDI RAMA.
Ju lumt po ama ti prishin pa dallim kjo eshte menyra ma demokratike.
Prishjani qelbesires ,hidhjani ne det se s’kishte fyerje me te madhe per Vloren se ato cibanet ne Uje te Ftohte
te hidhet ne ere kulla e bashajve………
Themeli cati t’i behet, gur te mos i mbetet, qe ta marre vesh gjithe njerezia se harrami harram do te veje, ne kete e ne ate dynja. Keshtu e akoma me tej, keshtu e kerkojne keta tepashpirt , qe kane grabitur varferine!
Para se te prishet , qellojeni nje here me topin e Matos. Por, merreni ne shenjester mire se mos iken predha si tek kulla e Mere Fizit qe nuk keputi dot as tespiet e Tosun Baçit. Apo e ka shitur topin per skrap ministri i luftes ,Arbeni.
Si perseriten gjerat : Plaku Mere nderton kulla ne det. Tosun Baçi rri tani e dredh tespihet. Rri po edhe nuk i rrihet, se nuk e le rehat krymbi qe i ka hyre dhe e bren nga brenda.
Me falni qe po ” nderhyj “: Te 2 pallatet pa leje te Lulzimes jane ? , Z. Edi mos e merrni ne ” Qafe ” Lulzimen se nje pallat me duket se e ka te Argites, ajo do t’i thote babit dhe ai nuk mbush, se eshte i semure kronik dhe pi ilace ne forme ” Pluhuri ” e do t’a beje lanet Lulzimen si djale qe e ka. Mos percani nje familje maloku me taban dhe me bese (lexo beseprere), rishikoje edhe njehere vendimin, do te besh sevap eshte hallexhi e ka punuar kamarier deri ne Hollande, po nuk ta diti Sali Ver Llapa do te t’a dije zoti. Rrofsh z. Edi, te pacim Kryeminister 12 vjet, te ka denuar Saliu dhe PD qe nuk do te ngrene me koke.
U erdhi radha dhe pronave te lulushit, mjaft ndertuan ne kurriz te shqiptareve, mjaft ndertuan si ne mall pa zot. Cdo ndertim qe eshte bene ne kundravajtje me ligjin te prishet, bregdeti kerkon ajer…..
Te lumte Shpetim Gjika ! Tregoi Vlores se je nje vlonjat qe e do vendin tend.
Tregoji lulzim bashes se nuk eshte mbi ligjin dhe qe para ligjit jane te gjithe te barabarte.
Nuk i thone kot nje fjale . do veje haka te i zoti.
” LIGJI ESHTE I NJEJTE PER TE GJITHE”,,,,,,,,,,,,,,NDERTIMET PA LEJE TE PRISHEN PA DALLIM PARTIAK, NE QOFTE SE DUAM VENDOSJEN E LIGJIT,,,,,,,,,,,,,,PERNDRYSHE,,,,,,NUK SHKOJME KURRE PERPARA,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!
Nuk kuptoj Shpetimin(?!)Nuk di gje thote…Pse,nuk e sheh ti,zotri shkeljen e ligjit te vjerrit te Bashes?Vija bregdetare duhet ruajtur,eshte pasuri e gjithe shqiptareve,dhe imja ketu ne Itali!…Përse nuk ben padi kunder atyre qe dhane leje,KRT;dominim i PD?…Por pa leje te Bashkise si u ndertoka?Kompetent i Sovranit Vlonjat,duam nuk duam eshtë kryetari i Bashkise!Padi dhe prishje!…Sepse vija duhet ruajtur dhe nuk duhet te kete diskutim!Vetem nese behet port i ri a stacionim varkash,mundet me kujdes te kete ndonje betonim…por jo ndertime…Të ndertoje dhe vjerri i Bashes,por jepi vend posht Kanines,bej autostrade aty,se bukuria rri nen Kanine,,,Shpetimi duhet ti pergjigjet Vlores me Levizje konkrete padi-prishje,se eshtë jasht ligjit!…
edi duhet te vihet drejtesi por drejtesia nuk vihet pa u vene drejtesia ne drejtesi …rama a e di sesa deme i ka sjelle keti poplli keta mafioze qe e quane veten njeres te drejtesise..une nuk mundem ta konceptoj dot qe vite e vite nuk mbaj mend qe te jete denuar nje gjyqtar ..ku eshte pare e degjuar qe nje gjyqtar qe me nje gabim te vogel te te shkateron jeten .dhe ai nuk ndershkohet ,a nuk jemi deshmimtare te kesaj kasaphane qe eshte bere deri tani dhe ketyre nuk u hyn gjemp ne kembe,,jo vetem kaq po keta sharlatane e quajne veten si shtresa me forte dh e me e pa prekur ,,jo z rama po nuk ka ndershkime te ashpera ndaj ketyre rebeleve me ligje per ta ne nuk bejme prokopi kure ,,keta faqezinj jane pasuruar aqe shume sa me hunde te te bien te cajne barkun .lind pyetja si jane pasuruar kaqe shume thjesht kane pire gjakun e popullit,,,duhet te kete meshire per keta hajdute dhe vrases keta meritojne ndershkimin me te madh,,nuk mund ti fut te gjithe ne nje kategori por pjesa me e madhe e ketyre jane pa shkolle profesionale,,,,,pradaj duam me pare drejtesi per drejtesine
Pallati i lulit ndertohe diten dhe naten, gjikes i ngelej qe banoret te protestonin per zenien e hapsirave publike..
Pse nuk protestoi Partia Socialiste, kur po ndertohej ose kur dha leja?
si nund te prishi giith kete pallat, pishine, parking skafesh, kr e lane te ndertohesh?
pse krahasohet pallati i Lulit me ate gynafqarin ne llogora, qe ka ndertar ne token e vete?
Po me molet si do prishen, apo vetem klubet qe ane ndertuar?
Po tristet si do i vee halli, do shikone tekat e ne politikan apo tjetrit qe nuk marin [pasojat neser?
ire Lullit e ka merak Rama, por miqve Xhillarit dhe Manes do ja prishhin?
per keto pyetie le te shohim se cdo te ndodhe………