Shenjat paralajmëruese të kancerit të zorrës së trashë që nuk duhet t’i injoroni

Pranvera Kola

Një ndër patologjitë e shpeshta që po haset edhe në vendin tonë është edhe kanceri i zorrës së trashë. Sëmundja mbart pasoja të rënda nëse nuk trajtohet në kohë. Shkak për këtë bëhet zbulimi i sëmundjes në stade të rënduara, kohë në të cilën trajtimi mund të mos jetë efikas.

Bluzat e bardha të QSUT-së, bëjnë me dije se kanceri i zorrës së trashë është formacion tumoral me qeliza atipike që rritet në paretin e zorrës dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj dhe përhapet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit.

Shpesh kanceri i zorrëve për një kohë të gjatë nuk shkakton simptoma. Megjithatë, sëmundja mund të sinjalizohet nga disa shqetësime të dukshme siç mund të jenë: “Gjaku në fekale (ngjyrim i kuq, ose i zi i feçeve), problemet gjatë jashtëqitjes, përshembull presioni për jashtëqitje, pa qenë nevoja për një gjë të tillë”. Po ashtu shenja të tjera paralajmëruese janë edhe dhimbjet e reja dhe të papritura të barkut, ndryshimi i shprehive të “daljes jashtë”, i përshembull alternime të diarresë dhe konstipacionit, jashtëqitjes së hollë sa një laps, ngërçeve gjatë jashtëqitjes, humbja të pashpjegueshme të peshës. Jashtëqitja e shpeshtë është simptoma tipike e kancerit të zorrës së trashë.

Përveç tyre, edhe dhimbja e barkut, humbja e oreksit, dobësia dhe humbja pa shkak e peshës, gjaku në jashtëqitje janë shenjat e para që duhet t’ju bëjnë të dyshoni për praninë e kësaj sëmundjeje. Gjithashtu mund të shfaqet edhe anemi e pashpjegueshme.

Për arsye të mungesës së të kuptuarit në kohë të sëmundjes, aktualisht shumica e pacientëve që marrin mjekim janë me kancer të avancuar. Ndaj, mjekët thonë është e rëndësishme që pacientët të bëjnë kontrolle të rregullta shëndetësore. Për arsye se sëmundja ka lidhje të drejtpërdrejtë me stilin e jetës, duhet që për të parandaluar që në fazat e para, të kemi një jetë të rregullt. p.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *