Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

BETOHEMI SHOKU LENIN!

Kur vdiq Lenini na tha,
ta mbani Partinë si sytë!
“Betohemi shoku Lenin,
se do na prijë emri yt!”

Kur vdiq Lenini na tha….
Stalini lotonte në zi:
“Lenini i Madh na la,
nuk zëvendësohet Ai!”

Krahasimi është i gabuar,
Lenini vërtetë qe gjeni,
po Basha me shokë kanë zbuluar,
Leninin tek shoku Sali!

Na la pa mëndje në kokë,
ky çast vërtetë i trishtueshëm,
se vetëm Zoti mbi Tokë,
ësht’ i pazëvendësueshëm!

Më mirë do të fliste dhe derri,
një dhi-një viç a një lopë,
kur dihet saktë se “Lideri”,
e futi PD-në në gropë!

U zëvendësua Enveri,
veç vdekja e ndau nga ne,
e si Sali “timonieri”,
ka miliona mbi dhe!

Rrënimin vërtetë Berisha,
e ka një kryetalent,
në politikën shqiptare,
ka qenë një i madh aksident!

Ai drejtoi e sundoi,
këtu njëzet e tre vjet,
po asgjë për dreq nuk ndryshoi,
sot jemi në vitet nëntëdhjetë!

E futi vendin më kot,
në një mision të pamundur,
prej tij ne jemi dhe sot,
në kërkim të kohës së humbur!

Tani mos na tregoni më përralla,
se komunizmin përmbysi,
se dhe përmbysjen e madhe,
e bëri i vetëm Ramizi!

Ndaj historia s’do ketë,
asgjë të mirë kundrejt Salës,
ai s’zëvendësohet vërtetë,
në anën e keqe të fjalës!

Vendit ja sosi durimin,
ndaj vendi i tha atij:” Stop!.”,
ndaj dhe e bëri votimin,
si një goditje me top!

I dha një shans historia,
i dha një shans të vërtetë,
po e sundoi marrëzia,
kujtoi se kish lindur për mbret!

Ndaj mos e merrni përpjekur,
jo thjesht” se është një i plakur,
nuk është model për t’u ndjekur,
por është model për t’u flakur!

Peshova Çdo gjë si me zigj,
e mund të mos shkruaja fare,
por opozita or miq,
është pasuri kombëtare!

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *