Inter kthehet në modë, ja yjet që duan t’i bashkohen zikaltërve

DITA Online

 

Titulli i fundit i fituar nga Inter ka qenë më 9 maj të 2011-ës (Kupa e Italisë). Ndërsa, ai aktual është sezoni i gjashtë radhazi pa Champions. E thënë ndryshe, zikaltrit nuk janë më një skuadër tërheqëse për yjet e futbollit botëror, të paktën kështu ishte deri në merkaton e fundit të verës. Po, sepse prej disa kohësh situata duket se ka ndryshuar. Në fakt, janë të shumtë yjet që kanë filluar të trokasin në derën e Sabatini-t dhe Ausilio-s.

Sigurisht, bëhet fjalë për lojtarë që nuk janë të kënaqur me ekipet ku luajnë, por ky, gjithsesi, është një tregues i rëndësishëm mbi ngjitjen e shpejtë të Inter nga ferri i anonimitetit.

Në verë, Sabatini dhe Ausilio kanë marrë “ok”-in e Arturo Vidal për të nisur negociatat me Bayern. Kiliani, nëpërmjet menaxherit të tij, është shprehur i gatshëm për t’iu bashkuar zikaltërve, edhe në janar ose qershorin e ardhshëm. Ndërsa, kohët e fundit ka pasur kontakte të tjera mes Vidal dhe drejtuesve të klubit milanez. Gjithmonë në verë, ka ardhur edhe një vlerësim pozitiv nga Shkodran Mustafi, mbrojtësi 25-vjeçar i Arsenal dhe Gjermanisë, i cili mund të kthehet në modë për sezonin e ardhshëm.

Janë më të freskët sinjalet e dhëna nga Ramires dhe Pastore. Simonian, menaxheri i argjentinasit, nuk i ka kursyer elozhet për Inter-in e ri dhe ka thënë se transferimi te zikaltrit do të ishte një mundësi e mirë për klientin e tij. Pastore, në fakt, ka frikë se do të humbasë Botërorin nëse do të qëndrojë në Paris.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *